Menaxher të Burimeve Njerëzore

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtinë, Kosovë
Data e skadimit 12 Oct 2019 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Analitik Ballafaqimi me të tjerët Komunikim Kujdesshmëri Mikpritje Përfshirja Përgjegjshmëri Saktësi
Kategoria Menaxhim
ID e punës #8677
Data e publikimit 7 Oct 2019 - 12:30
The North Unicorn
Adresa Prishtine
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

The North Unicorn, është krijuar për të ofruar zgjidhje moderne të shitjes me pakicë, duke shfrytëzuar metodat dhe teknologjitë më të reja, që mundësojnë shitjen e produkteve të konsumit të shpejtë (FMCG).

Kompania jonë po rritet dhe po kërkojmë Menaxher të Burimeve Njerëzore, t`i bashkohet stafit tonë!

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  1. Të mirëmbajë dhe përditësojë dosjet personale të stafit;
  2. Të përpilojë kontratat e stafit dhe t`i prezantojë ato tek Drejtori Financiar dhe i Administratës;
  3. Të përgatisë listën e pagave për personel dhe të  mbikqyrë procedurat e hapjes së llogarive bankare për paga të stafit;
  4. Të përcjellë dhënien e pagave dhe të parpagimeve (avanseve të dhëna) për stafin;
  5. Të përcjellë pushimet e stafit;
  6. Të përkujdeset që punët e drejtorive regjionale të punës dhe Institutucionit të sigurimeve shoqërore të përfundohen më kohë;
  7. Të përpilojë kontratat e mirëmbajtjes dhe t`i prezantojë ato tek Drejtori Financiar dhe i Administratës;
  8. Të bëj përcjelljen e çështjeve ligjore të personelit regjional, në koordinim me Shefin  qëndror të cështjeve administrative dhe të personelit .
  9. Të përcjellë shpenzimet lidhur me stafin, si: transporti, shujtat, etj.
  10. Të përcjellë procedurat që kompania duhet të ndjekë krahas ligjit në fushën e mbrojtjes civile, zjarrit dhe shëndetit;
  11. Të përcjellë marrjen me qira të automjeteve të kompanisë, ngarkesën me to, operacionet e sigurimit, përcjelljen e kilometrazhës, përcjelljen e taksave si dhe përcjelljen e dosjeve të veturave;
  12. Të bëjë shpërndarjen e detyrave ditore për stafin dhe të ndjek mbarëvajtjen e tyre;
  13. Të përcjellë mbarëvajtjen e zyrës në varësi me rregullat e vendosura;
  14. Të përcjellë mirëmbajtjen e veturave të përdorura nga zyra;
Eksperiencat
  • Diplomë Universitare në menaxhment, juridik, ekonomi apo fusha tjera relevante. Përparësi kanë kandidatët me diplomë Master në fushën përkatëse;
  • Përvojë paraprake në punë dhe detyra të ngjashme;
  • Përvojë menaxheriale në fushë të njejtë (e dëshirueshme)

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:

  • Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese
  • Aftësi politike dhe prezantuese, me kujdes të vecantë ndaj kërkesave me konfliktit interesi;
  • Nivel të lartë të vetëdijesimit komercial;
  • Të jetë në gjendje të marrë vendime dhe përgjegjësi
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, shitjes dhe negocimit
  • Aftësi të punojë nën presionin e afateve kohore
  • Aftësi të mira për punë me kompjuter
  • Të jetë fleksibil/e dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Përkushtim dhe etikë në punë
  • Njohja e gjuhës angleze

Aplikoni duke dërguar CV në email adresën [email protected] , deri me datën 12.10.2019.

#Marketing