Menaxher I pikës së shitjes

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Ferizaj, Kosovë
Data e skadimit 1 Oct 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Menaxhment
ID e punës #3671
Data e publikimit 3 Sep 2018 - 14:01
The HeadHunter Group
Adresa Prishtinë
Emaili [email protected]
Uebfaqja http://www.headhunter.al/
Rrjetet
Përshkrimi

The Headhunter Kosovobranch hap konkurs pune në rolin si: Menaxher I pikës së shitjes në Ferizaj

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Menaxhimi i procesit të gjithmbarshëm të punës në Pikën e Shitjes të Kompanisë.
• Arritja e planeve të shitjes dhe objektivave të caktuara nga Kompania.
• Menaxhon dhe motivon stafin e degës.
• Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri.
• Promovon dhe shet produktet e Kompanisë për persona fizik dhe biznese.
• Përfaqëson denjësisht Kompaninë tek publiku.
• Përpilimi i raporteve në bazë të kërkesave të menaxhmentit.
• Bashkëpunon ngushtë me menaxhmentin e Kompanisë, për të kuptuar dhe zbatuar të gjitha nevojat dhe objektivat e biznesit.
• Përpilon dhe menaxhon listën e stokut për të gjitha pasuritë e Kompanisë.
• Menaxhimi i kontratave me marrëveshje dhe përcjellja e punës së shërbimeve teknike deri në kyçjen e klientit në rrjet.
• Kujdeset ndaj klientit ekzistues dhe angazhohet për rritjen e klientelës.
• Kontrollimi i shpenzimeve operative të pikës së shitjes.
• Kryerja e çdo pune tjetër që i kërkohet nga menaxhmenti e që ka të bëjë me pozitën e tij.

Eksperiencat

• Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare në Ekonomi/Administrim Biznesi ose të ngjajshme
• Të ketë përvojë pune në detyra të ngjashme së paku 3 vite,
• Të ketë përvojë pune në shitje.
• Të posedojë aftësi udhëheqëse, aftësi të mira komunikimi, shkrimi dhe të jetë analist i mirë;
• Të posedojë aftësi shumë të mira organizative, menaxhuese dhe raportuese
• Të jetë fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
• Të jetë energjik, të ketë iniciativë dhe kreativitet.
• Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office.
• Të posedojë patentë shoferi.
• Njohuri të produkteve dhe shërbimeve të Kompanisë (e preferueshme).

PAGESA:   Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: [email protected] , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Dren XHEMA në numrin e telefonit + 383 44 22 44 66 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 15 Shtator 2018.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.

#Marketing