Menaxher I Deges

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Skënderaj, Kosovë
Data e skadimit 17 Sep 2019 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Analitik Analizë Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim Komunikim Kujdesshmëri Saktësi
Kategoria Menaxhim
ID e punës #7824
Data e publikimit 11 Sep 2019 - 10:20
TEB Bank
Adresa Kosove
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

                                                           Mundësi Punësimi

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën:

  • Menaxher i Degës në Skenderaj
Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Siguron promovimin e shitjes së produkteve dhe shërbimeve bankare
  • Për të siguruar rritjen e normës së tregut të degës dhe të përfitimeve nga objektivat e caktuara, ofron optimizimin e burimeve të degës, realizon planifikimin e nevojshëm dhe koordinim
  • Përcjellë veprimet ekonomike të tregut, politikat e kompanive konkurrente, gjendjen e tregut dhe botimet ekonomike; punon në relacionet e shërbimit dhe kreditimit si dhe në sigurim të depozitave
  • Me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe përfitimeve të degës, ofron rregulla të punës dhe siguron zbatimin e tyre përmes kontributit të të gjithë personelit të degës.
  • Siguron përmbushjen e përgjegjësive të përcaktuara nga departamenti/regjioni përkatës i tij/saj, që janë të ndërlidhura me përpjekjen për formimin e buxhetit vjetor të degës.
  • Udhëheq shpërndarjen e konsumatorëve në kuadër të degës përkatëse, përcjellë dhe udhëheq performancën e klientëve.
  • Përcjellë performancën e shitjes dhe proporcionin e arritjes së portfoliove në degë. Jep udhëzime të nevojshme në lidhje me arritjen e objektivave.
Eksperiencat
  • Së paku Diploma e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
  • Së paku tri vjet eksperiencë në pozita menaxheriale
  • Preferohet pesë vjet eksperiencë bankare
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
  • Shkathtësi planifikimi, organizimi dhe menaxheriale
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 17.09.2019. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

#Marketing