Auditor I Ti Ne Departamentin E Auditimit Te Brendshem

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtinë, Kosovë
Data e skadimit 13 Nov 2019 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Analitik Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim Komunikim Kujdesshmëri Mikpritje Përfshirja Përgjegjshmëri Saktësi
Kategoria IT & Dizajn
ID e punës #9511
Data e publikimit 8 Nov 2019 - 09:30
TEB Bank
Adresa Kosove
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidat të kualifikuar për pozitën:

  • Auditor i TI së, në Departamentin e Auditimit të Brendshëm në Zyrën Qendrore.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Kryen apo udhëheq auditimet e TI-së dhe të sigurisë së informacionit.
  • Shqyrton dizajnin e kontrolleve të brendshme të proceseve të TI-së dhe të sigurisë së informacionit, si dhe implementimin e duhur të tyre.
  • Kryen rishikime të politikave dhe procedurave të TI-së, si menaxhimi i ndryshimeve, planifikimi i vazhdimësisë së biznesit ose rimëkëmbjes nga fatkeqësitë, sigurinë e informacionit, etj.
  • Të kryej analiza dhe rishikime para dhe pas zbatimit të implementimeve ose përmirësimeve të sistemeve.
  • Rishikon sistemet e Bankes për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat e ligjeve, rregulloreve, praktikave të mira të aplikueshme, etj.
  • T’i raportojë rezultatet e auditimeve dhe t’i përcjellë planet e veprimeve në përputhje me procedurat e Departamentit të Auditimit të Brendshëm.
  • Të kryej detyra të përcaktuara për auditime të tjera, dhe jo vetëm ato të TI-së, nën mbikqyrjen e udhëheqësit të departamentit.
  • Përmbushjen e detyrave tjera relavante të caktuara nga udhëheqësi i departamentit.
Eksperiencat
  • Të ketë Diplomë Universitare dhe kualifikim profesional (Bachelor në Shkencat Kompjuterike ose fusha të ngjashme të TI-së në universitete të respektuara).
  • Çertifkim ne CISA, CISSP apo të tjera, i preferuar.
  • Njohuri të mira të kornizave të qeverisjes së TI-së dhe të Sigurisë së Informacionit si ITIL, COBIT ose ISO 27001, ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi.
  • Minimum tre (3) vjet përvojë pune në fushën e TI së, preferohet përvojë pune në sektor financiar.
  • Qasje analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe të komunikimit; aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me audiencën teknike dhe jo-teknike, poashtu edhe aftësi të shkëlqyeshme në prezantim.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe.
  • Shkathtësi të shkëlqyera në udhëheqje dhe aftësi të punuarit në grup.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/ .
Afati i fundit për aplikim është 13.11.2019. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

#Marketing