Zyrtar i kantinës

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtine, Kosovë
Data e skadimit 14 Jun 2019 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #6847
Data e publikimit 10 Jun 2019 - 17:00
SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS
Adresa Prishtine
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi
  • Në bazë të nenit 215 të Ligjit NR.04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale ,nenit  8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, Udhëzimit administrativ.07/2017,për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpall:

K O N K U R S

SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS

Pozita:                Zyrtar i kantinës, 1 (një  vend  pune )

Referenca:         MD/SHKK/ 139—31-05-2019

Paga                   Koeficienti:   6

I përgjigjet:        Udhëheqësit të Njësisë për Punë Juridike dhe të Përgjithshme

Vendi:                 Qendra e Paraburgimit Prishtinë

 

Qëllimi i vendit te punës:

Menaxhimi te gjitha çështjeve që kanë te bëjnë kantinën e te burgosurve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Përpilim i listës furnizuese me kantinë për të burgosurit, llogaritja e shpenzimeve ditore dhe javore të kantinës dhe përcjellja e raportit në zyrtarit për PPB;
  • Rregullimi i llogarive shpenzuese ne përgjithësi për të burgosurit;
  • E pranon mallin nga kontraktori regjistron dhe shpërndanë atë tek te burgosurit;
  • Përcjellja e data bazës për paratë e te burgosurve;
  • Mbajtja e kontakteve të rregullta me prokurim dhe njësinë e PPB-së ne drejtorinë qendrore te SHKK-së;
  • Zëvendëson zyrtarin për PPB në rast të mungesës, si dhe kryen punë tjera të kërkuara nga Udhëheqësi.
Eksperiencat
  • Shkolla e mesme e lartë: Drejtimi: i Përgjithshëm, Ekomomik, Administrim Biznesi, Natyror- Matematikor;
  • Aftësi përdorimi të kompjuterit;
  • Aftësi të punoj në mjedisin multietnik dhe multi kulturor duke mbajtur marrëdhënie efektive te punës me të gjithë anëtaret e ekipit.

Shënim: Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë /Shërbimi Korrektues i Kosovës/ Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 6 – të,  Zyra Nr. 606, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: ose 038-200 18-126- prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 15  ditë nga dita e publikimit në gazetë ditore, duke filluar nga data: 31.05.2019  gjerë më datën: 14.06.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë. Kandidatët të cilën hynë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga personeli.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë përmes telefonit dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para komisionit intervistues.

#Marketing