Agjent Imobiliar

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Tirane, Shqipëri
Data e skadimit 26 Sep 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Analitik Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim Demonstrimi Komunikim Kujdesshmëri Saktësi
Kategoria Shërbime profesionale
ID e punës #7853
Data e publikimit 11 Sep 2019 - 16:07
REMAX VIZION
Adresa Tirane
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Je duke kërkuar një mënyre të re për të bëre biznes?
Do të jesh i pavarur në biznesin tënd dhe të bësh zgjedhjet e tua?
Nëse je energjik, i komunikueshëm, me ambicie për te pasur nje karrierë profesionale në fushën e Real Estate jeni personi i duhur për t’iu bashkuar ekipit lider ne këtë industri.

Agjencia imobilare RE/MAX Vizion kërkon të punësoje agjent imobiliar
RE/MAX Vizion është themeluar ne shtator 2017. Vizioni i zyres tonë ka qënë të punojmë me më të mirët dhe vetëm më të mirët e tregut në mënyrë që t'i shërbejmë klientëvë tanë sa më mirë. RE/MAX Vizion administron dy zyrat më të sukseshme për muaj me rradhë ne fushën e Real Estate. RE/MAX Vizion 1 ndodhet ne kompleksin Delijorgji ndërsa RE/MAX Vizion 2 ndodhet ne rrugën Komuna e Parisit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

1-Asistimin dhe konsulimin e klientëve shitës dhe blerës për të shitur ose blerë një pronë me cmimin e duhur.
2-Marketimin e pronave në mënyre profesionale në kanalet e duhura informative.
3-Përputhjen e kërkesave të klientit me opsionet që ofrohen në treg bazuar në mundësit financiare te klientit.
4-Të jetë një negociues dhe konsultues I mirë në raportet midis shitësit dhe blerësit ose qiradhënës me qiramarrës.
5-Të njohë mirë tregun imobiliar dhe cmimet e zonave bazuar ne referencat shtetërore.
6-Të jetë njohës I mirë I procedurave ligjore në mënyrë që të orientojë klientet blerës/shitës në cdo hap te procedurës së shitjes.
7-Të asistoj klientët në mënyrën e kreditimit nga institucione te ndryshme financiare.
8-Organizimin e detyrave personale dhe të jetë I hapur për bashkëpunime me kolegë të tjerë.
9-Të informoj klientët rreth cmimit të duhur, kushteve ligjore, kushteve të tregut në mënyrë korrekte.

Eksperiencat

1-RE/MAX Vizion ofron trajnime të specializuara intensive për fushën e Real Estate brënda dhe jashtë vëndit me trajnues shqipëtar edhe të huaj.
2-Mundësi rritje profesionale dhe personale.
3-Një staf me eksperiencë disa vjecare në tregun e pasurive të paluajtshme, të gatshem për tju suportuar dhe asistuar në hallkat e para te shitjes.
4-Marrje pjesë në konventat ndërkombëtare të RE/MAX në vënde të ndryshme te Europes.
5-Një buxhet të detajuar marketimi.
6-Account të personalizuar Website me shikueshmëri të lartë.
7-Informacione mbi cdo ndryshim ligjor në lidhje me tregun imobiliar.


1-Mosha 23 deri ne 40 vjec
2-Eksperiencë ne shitje. Eksperiencë në fushën imobiliare përbën avantazh
3-Të jetë njohës i mirë i paketës Microsoft Office
4-Të ketë mbaruar arsimin e lartë
5-Njohja e një prej gjuhëve të huaja, Anglisht ose Italisht përben avantazh.
6-Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese dhe dëgjuese.
7-Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të mbajë presionin e punës.


Nëse plotëson kriteret e lartëpërmëndura dhe je gati për tu bëre pjesë e ekipit me fantastik të tregut imobiliar, dërgoni CV-ne tuaj në adresën e email: [email protected]

Cfarë synojmë?
Të punojmë me më të mirët.

#Marketing