Zvicra kërkon punonjës. Puna është dinamike, por paga sillet rreth 3200 franga në muaj

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni CH, Zvicër
Data e skadimit 30 Sep 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #4148
Data e publikimit 29 Dec 2018 - 00:39
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Debatet lidhur me punësimin e të huajve në Zvicër janë në qendër të vemendjes, tashmë jo vetëm kompanive që kanë nevojë për punonjës, mirëpo edhe tek institucionet. Se benificonet e politikave të tilla luajnë një rol të madh është e pamohueshme. Statistikat kanë sjellur rezultate se punësimi i profesionistëve të vendeve të treta ndikon pozitivisht edhe nga ana financiare ngase shtetasit e këtyre vendeve janë të kënaqur edhe me paga të cilat për shtetasit zvicranë do të ishin të pafavorshme.

Në anën tjetër ka edhe pozita të atilla pune që zakonisht profesionistët zvicranë nuk do pranonin të punonin pasiqë janë të vendosur në zona më rurale dhe dinamika e punës është e një intenziteti më të lartë. Në raste të tilla kompanitë e shohin të arsyeshme që të punësojnë profesionistë të vendeve të treta.

Kjo nuk nënkupton anashkalimin e kushteve profesionale. Kërkesat mbi edukimin, përvojën, aftësitë janë të njejta mirëpo paga sillet rreth 3,200 franga në muaj dhe është fikse, dhe dinamika e punës është e një intenziteti më të lartë, gjithashtu mund të kërkohet që të udhëtoni në raste të caktuara.

Bazuar në këtë kompanitë e tilla janë të gatshme që t’u ofrojnë profesionistëve nga vendet e treta një mundësi punësimi. Prandaj ftesa u drejtohet kryesisht ekspertëve nga Ballkani ne fushën e elektronikës, mekanikës, ndërtimtarisë, saldimit dhe lëmi të ngjashme.

Eksperiencat

Kandidatët kërkohet që të kenë njohuri të gjuhës gjermane, ndonëse varet nga kompania ka përjashtime. Disa kërkojnë njohuri mesatarë të gjuhës angleze dhe përvojë paraprake pune.

Kjo ofertë ka 22 aplikues dhe është shikuar 4,133 herë

#Marketing