Zvicra ka nevojë për 134,000 punëtorë të rinjë

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni CH, Zvicër
Data e skadimit 30 Sep 2019 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #4144
Data e publikimit 29 Dec 2018 - 00:23
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Për të tretin vit me rradhë, Zvicra edhe sivjet do lejojë të punësojë më shumë punonjës që vijnë nga vendet jashtë BE raporton Reuters – duke u dhënë kompanive qasje më produktive tek punonjësit e kualifikuar.

Zvicra është vend ku kanë lindur kompanitë multinacionale si Nestle, Novartis, Roche, dhe ABB, të cilat varen nga shumë shkencëtarë dhe inxhinierë.

Zvicra lejon lëvizjen e lirë të personave që jetojnë brenda zonës së BE, mirëpo situata është më e komplikuar për individët që aplikojnë për vende pune jashtë zonës së BE.

Individët që jetojnë në vendet jashtë BE sidomos Ballkanasit ballafaqohen me kritere super të rrepta, me burokraci torturuese, për të aplikuar në një vend të BE apo Zvicër.

Mirëpo në vitin 2017 u bë hapi i parë kur Zvicra lejoi lëshimin e rreth 8,000 lejeve të punës për individët që jetojnë jashtë zonës së BE. Ndonëse ky ishte përjashtimi i parë dhe i fundit sipas supozimeve të qeverisë zvicërane, më vonë numri i papunësisë ra në 3,1% duke sjellur mungesë në fuqi punëtore.

Kantoni i Gjenevës deklaroi se ajo duhet patjetër të huazojë fuqi punëtore nga vendet e treta. Kjo u kurrorëzua sidomos kur para dy vitesh zvicra nënshkroi marrëveshje biletareale me vendet e treta për punësim të fuqisë punëtore.

Në vitin 2019 supozohet që duhet të punësohen rreth 134,000 punonjës të rinj, nga vendet jashtë BE që të mbushin boshllëkun e tregut të punës.

Kjo ofertë ka 46 aplikues dhe është shikuar 5,875 herë

#Marketing