Të punosh si frizere në Gjermani

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 31 Dec 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #3251
Data e publikimit 21 Mar 2018 - 02:06
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

TË PUNOSH SI FRIZERE NË GJERMANI

 

Të punosh si frizere në Gjermani është një sfidë vërtetë e madhe profesionale. Gjermania ka më mijëra sallone qëllimi i së cilave është trajtimi i flokëve të klientëve. Shumica e këtyre salloneve kanë një sërë kushtesh dhe kriteresh me rastin e rekrutimit të një kandidateje. Është esenciale që ju të posedoni aftësi të jashtëzakonshme profesionale që të cilësoheni si kandidate potenciale.

Ja disa nga kushtet profesionale që duhet t’i posedoni me rastin e punësimit në një sallon bukurie në Gjermani:

  • Aftësi në prerjen ngjyrosjen e flokëve tek femrat dhe tek meshkujt,
  • Aftësi të jashtëzakonshme ndërveprimi me njerëz, vecanërisht në kujdes ndaj klientëve,
  • Të keni gatishmëri të mësoni aftësi të reja dhe të trajnoheni vazhdimisht dhe
  • Njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe gatishmëri t’i zhvilloni ato.

Këto janë disa prej kushteve të përgjithshme, duke nënkuptuar se punëdhënësit e ndryshëm kanë kushte të ndryshme specifike për personat që do punësojnë.

Personat që kanë shtetësi të BE kanë qasje të pakufizuara në punësim në Gjermani. Si shtetas i një vendi anëtar të BE ju nuk keni nevojë për ndonjë leje të posacme për të punuar në Gjermani dhe anëtarët e familjes suaj nuk kanë nevojë të aplikojnë për ndonjë lejeqëndrim.

Si të aplikoni për frizere në ndonjë sallon bukurie në Gjermani?

Shumica e punëdhënësve do kërkojnë me siguri një letër motivuese, CV, dhe një fotografi tuajën me rastin e aplikimit për t’u njohur me aftësitë tuaja. Pasiqë nuk jeni të vendosur në Gjermani do zhvillohet një intervistë telefonike apo përmes Skype.

Shtetasit e vendeve të treta dhe Ballkanit Perëndimor

Shtetasit prej të ashtuquajturave “vendeve të treta”, kanë nevojë të marrin në aprovim prej Agjensionit Federal të Punësimit”, për t’iu lëshuar një vizë pune në Gjermani. Parakushti kryesor për të aplikuar për këtë leje pune është Marrëveshja e Dakordimit për Punësim apo Kontrata e punës.

Rregullat e tregut të punës për shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Sërbisë kanë ndryshuar. Nëse jeni shtetas në ndonjërën prej këtyre shteteve dhe jeni i interesuar të aplikoni për punë atëherë dërgoni të dhënat tuaja tek Hairstar me seli në Amberg (duhet të përfshihet CV, një fotografi e juaja dhe letra motivuese). Këtë mund t’a bëni edhe përmes ndonjë agjensioni rekrutues që operon në vendin tuaj.

Kjo ofertë ka 1 aplikues dhe është shikuar 7,449 herë

#Marketing