Të punosh në Belgjikë: Udhëzues se si të gjeni punë në Belgjikë

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni BE, Belgjikë
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7419
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:43
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Shumë punonjës të huaj kanë si qëllim punësimin në Belgjikë. Kryesisht ata synojnë qytetet e mëdha në këtë vend mirëpo vendi më i synuar është Brukseli. Kohëve të fundit pjesëmarrja e bizneseve ndërkombëtare në jetën ekonomike të Brukselit dhe prezenca e organeve të BE ka ndikuar në rritjes e normës së interesimit për punësim në këtë vend.

Me prezencën e organeve të BE, NATO dhe selive të koorporatave shumëkombëshe ekzistojnë një sërë mundësish për punësim në Bruksel për punonjësit e huaj. Megjithatë Belgjika është një vend i tre gjuhëve zyrtare dhe mundësitë për punësim janë të mira për personat që kanë aftësi të mira në njohjen e këtyre gjuhëve. mirëpo ky udhëzim mund të jetë një ndihmë e vogël për ju nëse synoni punësimin në këtë vend.

Tregu Belg i punës

Në gjysmën e dytë të vitit 2016 norma e papunësisë në Belgjikë ra në 7,6%, një normë më e ulët sesa norma mesatare e papunësisë në vendet e BE që është prej 8,3%.

Shumë belg punojnë në sektorin e shërbimeve – në zyre ligjorë, banka, media dhe turizëm – dhe vetëm 1\4 e tyre punojnë në industri si ajo e tekstilit, qelqit, inxhinierisë, montimit të veturave dhe kemikalieve. Qeveria Belge mirëmban sektorët esencialë për zhvillimin ekonomik.

Në Belgjikë janë të vendosura shumë kompani ndërkombëtare si Banque Nationale de Belgique, Proximus (telekomi belg), Ageas (kompani sigurimi), Anheuser-Busch InBev, Bakaert (industria e kemikalieve), Colruyt (industria e transportimit të ushqimeve), Delhaize (industria e transportimit të ushqimit), D’Leteren (industria automative), Elia (industria e enegjisë), KBC (institucion bankar), Solvay (industria e kemikalieve), UBC (industria farmaceutike) dhe Umicore (industria e teknologjisë së materialeve).

Belgjika ka normën më të lartë të pagës minimale në Europë, në vitin 2017 paga minimale në Belgjikë sillej rreth 1,532 për personat mbi 18 vjec dhe 1,591 për personat mbi 20 vjec me një vit përvojë pune.

Vendet e lira të punës në Belgjikë

Shumica e vendeve të shpallura të punës në Belgjikë janë për individët e kualifikuar në sektorin e shërbimeve si në financa, biznese ndërkombëtare, edukim, shëndetin publik, shërbime sociale etj. Përkundër normës së papunësisë, vendi raportohet të ketë vështirësi me mungesën e fuqisë punëtore në tregun e punës.

Disa prej profesioneve ku ka mungesë fuqie punëtore janë:

  • Inxhinierët
  • Menaxherët e projekteve
  • Mjeshtrit
  • Arkitektët
  • Kontabilistët
  • Infermieret
  • Stafi i TI
  • Shitës në produkte teknike dhe komerciale
  • Mësues
  • Staf administrative
  • Mekanikë
  • Elektricistë, hidraulikë, zdrukthëtarë dhe montues.

Ekzistojnë edhe procedura më të thjeshta për të idenitifikuar veten se kualifikimi juaj a bën pjesë në grupin e profesioneve ku ka mungesë në burime njerëzore. Shikoni uebfaqet regjionale për mungesë stafi https://www.leforem.be/particuliers/metiers-porteurs.html - në rajonin Uallonia, http://www.actiris.be/marchemp/tabid/243/mctl/5/idtheme/3/language/fr-be/Description-thematique.aspx - në rajonin e Brukselit, https://www.vdab.be/trends/vacatureanalyse.shtml - në rajonin e Flanders; plus disa uebfaqe qeveritare si http://werk-economie-emploi.brussels/en_US/liste-des-professions-en-penurie dhe http://metiers.siep.be/penurie/.

Kjo ofertë ka 0 aplikues dhe është shikuar 232 herë

#Marketing