Suedia kërkon punëtorë nga jashtë. Ajo ka nevojë për 124,000 profesionistë të fushave tëë ndryshme deri ne vitin 2024

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni SE, Suedi
Data e skadimit 30 Sep 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #4151
Data e publikimit 29 Dec 2018 - 00:53
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Suedia ka nevojë të punësojë rreth 124,000 punonjës të fushavë të ndryshme deri në vitin 2024 në mënyrë që të zgjedh problemin e plakjes së popullsisë – raporton Daily Mail UK.

Vitin qe vjen Suedi duhet të shtojë fuqinë punëtore në 207,000 punonjës prej të cilëve 60% duhet të mbulojnë sektorin publik në mënyrë që të ruhet balanci.

Suedia njihet si vendi që ka taksat më të larta në perëndim, nga të cilat popullsia përfiton nga kujdesi shëndetësor, edukimi falas, dhe kujdesi ndaj të moshuarve.

Sektori public në Suedi është sektori që punëson më së shumti fuqi punëtore, mirëpo si rezultat i ndryshimeve demografike tani edhe sektori privat ka nevoja shtesë për burime njerëzore.

 Raporti vjetor i Sëedish Association of Local Authorities and Regions (SKL) thekson se mungesa e profesionistëve në sektorin publik do rezikojë qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit. Për të ruajtur këtë qëndrueshmëri Suedi duhet që të punësojë rreth 124,000 profesionistë të rinj deri në vitin 2024. Kjo nënkupton rritjen e fuqisë punëtore në 60%.

Në mënyrë që të realizohet ky plan shteti është duke analizuar rritjen e fondeve në sektori publik në mënyrë që të ballafaqojë financiarisht rritjen fuqisë punëtorë.

Këto nevoja të shtetit kanë hapur rrugë të reja dhe mundësi të reja për profesionisët e vendeve të treta.

Suedia është vendi i cili më së shumti proceson kërkesa mbi migracion. Nga viti 2012 ky vend ka pranuar rreth 400,000 migrantë.

Kjo ofertë ka 37 aplikues dhe është shikuar 3,619 herë

#Marketing