Studim: Gjermania ka nevojë për 260,000 migrantë në vit për të plotësuar nevojat e tregut

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7418
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:40
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Studimet na tregojnë se fuqia punëtore e vendeve që janë pjesë e BE do bie dukshëm në vitet e fundit. Për t’a plotësuar këtë zbrastësirë Gjermania ka nevojë për 146,000 punonjës të rinj vetëm nga vendet që nuk janë pjesë e BE.

Gjermania ka nevojë për rreth 260,000 migrantë të rinj cdo vit, për të plotësuar numrin e nevojshëm të fuqisë punëtore deri në vitin 2060, shkaktuar nga faktorët demografik sipas një studimi të botuar në Shkurt të vitit 2019.

Nga ky numër rreth 146,000 migrantë do jenë nga vendet që nuk janë pjesë e BE, thekson hulumtimi i botuar nga Bertelsmann Foundation.

Si rezultat e i plakjes së popullsisë, fuqia punëtore në Gjermani është supozuar që të zvogëlohet në trefish, apo saktësisht në 16 milion persona, deri në vitin 2060 pa llogaritur personat që migrojnë. Po të mos ekzistonte migrimi, Gjermania do ballafaqohej me një krizë tepër të rëndë, si ekonomia e katërt më e fuqishme e planetit.

Nën këta skenarë kalkulimi, disa hulumtues po pohojnë se “numri i të lindurve po shtohet”, femrat po punësohen dhe mosha e pensionimit po ngritet deri në 70 vjec. Studimi vlerësoi se rreth 114,000 persona në vit migrojnë për në Gjermani nga vendet që nuk janë pjesë e BE mirëpo rregullativa ligjore dhe kushtet demografike janë të vështira për të punuar dhe vendosur në këtë vend.

Jörg Dräger drejtori ekzekutiv i Bertelsmann Foundation, dha shifra statistikisht të sakta se gjatë vitit 2017 në Gjermani kanë migruar, janë puënsuar dhe janë vendosur rreth 38,000 persona.

Gjetjet e këtij studimi tregojnë se Gjermania ka nevojë urgjente që të miratojë ligje të reja që të rekrutojë profesionistë të nivelit mesatar dhe të ulët. Këto ligje të reja duhet të krijojnë programe preliminare që të integrojnë profesionistë. Ky studim është udhëhequr nga Instituti për Hulumtime mbi Punësimin dhe Universiteti i Coburgut.

Mirëpo sipas disa burimeve, Gjermania po ballafaqohet me numër të ulët të papunësisë, e cila jep indikacione se do ketë mungesë në fuqinë punëtore edhe këtë vit, dukuri kjo që e mbështet studimin e mëparshëm se nevoja për migrim është e domosdoshme. Viti 2018 ishte viti kur Gjermania kishte numrin më të ulët të papunsisë, shifër kjo që nuk është parë që nga viti 1991.

Raporti vjetor tregon se numri i personave që kërkojnë punë në Gjermani ka rënë dukshëm në vitin 2018, ndërsa nevoja për punëtorë të kualifikuar nga ana e kompanivë është rritur dukshëm, raporton Agjensia Federale për Punësim (BA). Agjensioni Federal i Punësimit (BA) mbajti dhe një konferencë për shtyp në Nürnberg duke publikuar detaje të rezultateve të studimit.

Ja disa detaje:

  • Numri i personave që kërkojnë punë, në fund të viti 2018 ka rënë nga 2,34 milion banorë në 198,000, që është një rënie ekstreme, që nga viti 1991
  • Kjo rënie ka shkaktuar rënien e numrit të papunësuarve nga 5.2% në 0.5%

Këto raportime tregojnë se sa esenciale është punësimi migrantëve. Jo më kot qeveria Gjermane është ngritur dhe ka punuar për miratimin e ligjit të ri për migrim. Ky ligj tani u jep përparësi edhe personave më kualifikime të thjeshta si mjeshtërve të ndryshëm, molerëve, punëtorëve ndihmës, punonjësve të thjeshtë. Këto lehtësira janë krijuar me qëllim të plotësimit të boshllëkut, zëvendësimit të fuqisë punëtore dhe zgjidhjes së problemit të numrit të vogël të papunësisë.

Ndonëse ligji i ri është kritikuar nga opozita e cila thekson se ajo mund të krijojë një alarm të madh dhe vendi të ballafaqohet më një fluks të ri migrimi sikur në vitin 2015, prapëseprapë kjo mbetet zgjidhja e vetme e vendit për zgjidhjen e problemit. Ky vendim i qeverisë është mirëpritur nga komuniteti i biznesit, të cilët ka kohë që kanë nevojë për fuqi punëtore, por numri i vogël i punëkërkuesve ua pamundëson një gjë të tillë.

Kjo ofertë ka 6 aplikues dhe është shikuar 1,012 herë

#Marketing