Sllovenia është importuesi më i madh i punëtorëve në Perëndim

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni SI, Slovenia
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7416
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:35
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Numri më i madh i individëve që shkojnë për të punuar në Gjermani këtë e bëjnë përmes Sllovenisë. Ata paguhen pak, punojnë në kushte të rënda pune, dhe nuk posedojnë dokumentacione përkatësë.

 

Sikurse që tregojnë faktet Sllovenia duket të jetë një udhëkryq për rekrutimin e punëtorëve të lirë në Europë - theksoi Nadia Kluge nga Faire Mobilität në Munih. Duket se Sllovenia ka qasje në ofrimin e lejeve të punës për punonjësit me shtetësi të vendeve të Ballkanit.

 

Ky vend konsiderohet si një udhëkryq i punësimit të individëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, dhe Shqipëria.

 

Claudia Gürkov një gazetare hulumtuese, e cila është e angazhuar tek Bayerische Rundfunk e ka vëzhguar këtë fenomen me vite dhe deklaron se: “Sllovenia është importuesi më i madh i punëtorëve të kualifikuar në Perëndim”.

 

Gjatë vëzhgimit dhe hulumtimit është ardhur në përfundim se Sllovenia shfrytëzon praktika të cuditshme të punësimit të punonjësve në Gjermani në të gjitha nivelet. Në anën tjetër ka shume kompani Gjermane që kërkojnë punonjës sa më të lirë të mundshëm.

 

Praktikat e tilla janë të kundërshtueshme, prandaj sugjerohet që individët e profesionalizuar të aplikojnë për punësim përmes agjensioneve të specializuara te rekrutimit.

Kjo ofertë ka 2 aplikues dhe është shikuar 2,452 herë