Skema e re e Gjermanisë mbi lejet e punës

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7415
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:30
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Gjermania është duke u ballafaquar me shkurtime serioze në disa profesione kyqe të ekonomisë. Sipas nje vlerësimi ajo do ketë mungesë të fuqisë punëtore deri në 3 milion individë deri në vitin 2030. Ky është një numër jashtëzakonisht i madh, që vjen si pasojë e vdekjes së të moshuarve dhe numrit të ulët të natalitetit. Duke marrë parasysh këto cështje qeveria Gjermane në fund të vitit 2018 ka miratuar Ligjin e ri mbi Imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Politikat e migrimit sipas ligjit të ri është një kopje e ligjit Kanadez mbi punësimin e migrantëve të kualifikuar, ku përparësi kanë së pari punonjësit më kualifikime të larta. Pa marrë parasysh nga cili vend aplikon individi, është kualifikimi i tij, mosha dhe njohuritë në gjuhën gjermane/angleze. Ky ligj dallon nga sistemi kanadez pasi nuk bazohet në sistemin e pikëve/poenave.

Kush do jetë në gjendje të përfitojë nga ky program?

Nga ky program do përfitojnë të gjithë shtetasit e vendeve që nuk janë pjesë e BE, sidomos atyre shteteve që gjeografikisht ndodhen në Europë. Tani është më e lehtë që të fitojnë një vend pune në Gjermani. Pas një kohe punësimi të sukesshëm kanë mundësi edhe të sjellin anëtarët e familjes.

Si të verifikojmë se cilat janë profesionet ku mund të punësohemi?

Gjermania cdo vit lanson listën e profesioneve që kanë mungesë fuqie punëtore, kështuqë aplikuesit të dijnë se a bën pjesë profesioni tyre në këtë kategori. Disa prej profesioneve në këtë listë janë:

  • Zdrukthëtarët, salduesit dhe punëtorët e ndërtimit
  • Zhvilluesit e softuerëve
  • Të gjitha profesionet e inxhinierisë civile (pa ndonjë specializim)
  • Profesionistët sanitarë, ngrohje dhe kondicionerët e ajrit.

Për më shumë klikoni linkun e mëposhtëm për të shikuar nëse profesioni juaj bën pjesë në këtë kategori ku kërkohen të punësohën shtetas të vendeve jashtë BE:

https://con.arbeitsagentur.de/prod/apok/ct/dam/download/documents/whitelist_ba015790.pdf.

Kush mund të aplikojë?

Për këto vende pune mund të aplikojë cdo person që ka kryer shkollën e mesme profesionale apo univeristetin (bëhet fjalë për shkollën e mesme profesionale jo ndonjë gjimnaz). Para aplikimit ju lutem verifikoni në listë se a është i listuar profesioni juaj. Nëse nuk e gjeni profesionin tuaj atëherë mos u brengosni shikoni më vonë pasiqë lista bëhet update varësisht nga kërkesat e ekonomisë së vendit.

Këshilloheni që të verifikoni edukimin tuaj, për të qartësuar nëse edukimi juaj në vendin e lindjes është ekuivalent me atë Gjerman. Kjo ka rëndësi për t’u kualifikuar për një vend të caktuar pune. Disa profesione e kanë të domosdoshme që të keni të përfunduar shkollimin adekuat si psh. Puna si IT, Menaxher Marketingu etj. Ja disa insitucione që do iu ofronin të dhëna nëse edukimi juaj është ekuivalent me atë gjerman.

  1. https://www.kmk.org/kmk/information-in-english.html - për verifikimin e edukimit univeristar
  2. https://www.anerkennung-in-deutschland.de/tools/berater/en/ - për verifikimin e edukimit të shkollimit të mesëm.

Si të aplikoni për një vend pune?

Ky është hapi juaj më i rëndësishëm. Zakonisht kompanitë pranojnë aplikacionin online që ka një kosto më të ulët për të dyja palët. Si t’i gjeni këto kompani? Në vendin tuaj mund të keni agjensione punësimi që mund të jenë partnerë të ndonjë agjensioni punësimi në Gjermani. Agjensioni i puësimit në vendin tuaj mund t’iu referojë dhe informojë mbi ofertat e reja të punëve. Ata mund t’iu asistojnë në procesin e aplikimit dhe mund të ju përfaqësojnë në këtë proces. Mirëpo vendimin për punësimin tuaj e merr punëdhënësi/shteti gjerman.

Tani disa punëdhënës preferojnë aplikimin online e disa të tjerë aplikimin përmes postës. Pa marrë parasysh cilën formë do kryeni aplikimin ju duhet të ofroni:

  1. Letër motivuese
  2. CV
  3. Certifikatat mbi edukimin
  4. Referencat profesionale
  5. Dëshmi mbi përvojën e punës.
Kjo ofertë ka 1 aplikues dhe është shikuar 2,384 herë

#Marketing