Si të keni akses në tregun Gjerman të punës

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 31 Dec 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #9104
Data e publikimit 20 Oct 2019 - 03:35
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Të huajt të cilët nuk kanë shtetësi të BE mund të vendosen në Gjermani vetëm në rastet kur kanë leje qëndrimi. Mirëpo edhe shtetasit e vendeve si Australia, Izraeli, Kanadaja, Korea e Veriut, Zelanda e Re duhet të kenë leje të tillë për t’iu qasur tregut Gjerman të Punës.

Qasja e të huajve në tregun e punës është e kufizuar varësisht prej punësimit dhe profesionit. Në parim qasja e të huajve është e kufizuar varësisht prej fushave ku ka mungesë të fuqisë punëtore. Megjithatë, ka shumë përjashtime nga kjo rregull. Ndonëse në të kaluarën është dashur një aprovim i organeve kompetente për punësim, kohëve të fundit kjo gjë po ndryshon.

Qasja më e vështirë në tregun gjerman është për punonjësit e pakualifikuar dhe ata me kualifikim të ulët, mirëpo kriteret për personat e kualifikuar dhe me edukim universitar janë zbutur dukshëm.

Përvec lejes së qëndrimit personat e kualifikuar mund të aplikojnë edhe EU BLUE CARD. Për të fituar EU BLUE CARD një person vetëm duhet të dëshmojë kualifikimin e tij dhe të ofrojë dëshmi mbi vendin e punës më të ardhura minimale prej 53,600€ në vit.

Kjo ofertë ka 0 aplikues dhe është shikuar 265 herë

#Marketing