Si të gjeni një vend pune në Francë duke plotësuar katër hapa

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni FR, Francë
Data e skadimit 31 Dec 2019 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7713
Data e publikimit 5 Sep 2019 - 15:49
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Në momentin e arritjes në Francë, të gjithë ballafaqohen me të njejtin problem. Si të gjej një vend pune dhe të integrohem në shoqëri? Këtu i keni katër hapa që do iu ndihmojnë që të integroheni dhe të gjeni një vend pune.

Hapi i parë: Mësoni gjuhën Frënge

Hapi parë është që të regjistroheni tek Pole Emploi. Ata do iu udhëzojnë juve dhe do iu ofrojnë edhe mësime të gjuhës Frënge. Juve do iu caktohet një këshilltar personal i cili e ka për detyrë t’iu ndihmojë juve. Nëse keni punuar më parë në një vend të BE sillni formën U1, sepse do iu ofroje avantazh.

Hapi i dytë: Duke aplikuar për punë: Kodi i CV dhe Letrave Motivuese

CV juaj duhet të jeta më së shumti një faqe dhe e printuar në formatin PDF. Shumë njerëz tani vendosin dhe një foto të tyre. Ju mund të jeni sa më shumë kreativ me format dhe kornizat që tregon për një aftësi tuaj. Para se të përpiloni CV hulumtoni aftësitë që kërkohen për vendin aktual të punës.

Hapi i tretë: Krijoni një rrjet

Shumica e këshilltarëve në Pole Emploi i udhëzojnë klientët se 60-70% e të ardhurve në Francë gjejnë punë përmes “marche cache” që është një treg i hapur i punësimit. Ky treg përfshin ofertat e punës në tregun online, në uebfaqet e agjensioneve rekrutuese.

Hapi i katërt: Vëzhgoni kompanitë

Pasi që aplikoni për një vend pune bëni një listë të organizatave/kompanive për të cilët dëshironi të punoni, apo vizionin e të cilëve ju e admironi. Shumë kompani hulumtojnë profiling e aplikuesve ende pa e shpallur një vend pune.

Kjo ofertë ka 1 aplikues dhe është shikuar 640 herë

#Marketing