Si duhet të zgjidhet kriza e migrimit në Europë?

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni EU, Evropë
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7414
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:28
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Numri i migrimit ilegal nga vendet e tjera ka rënë dukshëm, mirëpo ka cështje të tjera të cilat kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje. Ja së cfarë duhet të bëjë BE!

Rreth 150,000 persona tentuan të migrojnë ilegalisht në Europë vitin e kaluar. Kjo nënkupton një rënie prej 92% që nga viti 2015. Numri i azilkërkuesve në vitin 2018 ishte 646,000, më pak se gjysma e azilkërkuesve tre vite më parë. Në terma numerikë, kriza e migrimit në Europë ka marrë fund.

Në aspektin politik, kjo vështje mbetet ende e hapur. Gjatë zgjedhjeve në parlamentin Europian në muajin e kaluar, popullistët janë të vendosur në deklarimin e asaj se shoqëritë në Europë janë në rrezik, duke u deklaruar kundër mbështetjes së migrimit. Shkrirja e popullsisë së Europës me migrantët, mund të kërcënojë rritjen e Europës, derisa politikat anti-migruese janë për të mirën e ekonomike.

Liderët Europianë duhet të tregojnë gatishmëri që të menaxhojnë situatat e vështira me trafikimin e masave, sikurse vala e migrimit në vitin 2015, ku u hartuar një plan për pranimin e migrantëve sipas një rendi të caktuar. Ky plan nënkuptonte një strategji gjithëpërfshirëse për të mbrojtur kufinjtë e Europës, reformimin e sistemit të azilkërkimit, dhe hapjen e rrugëve te reja për migrimin legal.

Në fushën e mbrojtjes së kufinjëve, BE ka bërë një progres të madh. Komisioni Europian ka propozuar rritjen e buxhetit të Kufirit Europian dhe Agjensionit të Mbrojtjes së Bregdetit në 11,3€ miliard për gjashtë vitet në vijim duke filluar nga viti 2021, ndërkaq sivjet në 320€ million.

Edhe pse këto janë të dhëna mjaft premtuese – agjensionet e BE – kanë nevojë për më shumë forcë dhe mbështetje nga shtetet anëtare – në mënyrë që të funksionojnë me efikasitet. Komisioni Europian kërkon që agjensionet të zgjerohen në 10,000 punonjës në vitin 2020, mirëpo kjo kërkon që të binden qeveritë e shteteve anëtare, për të ofruar personal mbo sigurinë dhe të adoptojnë metoda të reja trajnimi.

Në mungesë të personelit të kontrollimit të kufinjëve, BE mund të jetë e papërgatitur për krizën e ardhshme të supozuar të migrimit. Rregullat e BE për migrimin kanë nevojë të racionalizohen më tej, duke bëë distribuimin e tërë azilkërkuesve ndërmjet shteteve anëtare, e jo duke i procesuar kërkesat në shtetin anëtar, në territorin e të cilit ka arritur migranti.

Kjo ofertë ka 0 aplikues dhe është shikuar 493 herë

#Marketing