SHBA ballafaqohet me mungesë të fuqisë punëtore. Ja pse?

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni USA, SHBA
Data e skadimit 31 Dec 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7720
Data e publikimit 5 Sep 2019 - 18:52
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Aktualisht në SHBA punëtorët e sektorit të gastronomisë janë më të kërkuarit, madje më të kërkuarit sesa ata të teknologjisë.

Është zyrtare: Ekonomia amerikane nuk ka mjaftueshëm fuqi punëtore.

Për përafërsisht një vit, numri i vendeve të shpallura të punës është rritur, dhe është më i madh se numri i personave që kërkojnë punë.

Në Janar të vitit 2019 në SHBA ishin shpallur rreth 7,6 milion oferta pune, për të cilat kanë aplikuar vetëm 6,5 milion njerëz. Që nga ky muaj, numri i ofertave të punës është shtuar duke krijuar dhe një mungesë të fuqisë punëtore.

Viteve të fundit punëdhënësit kanë pasur ankesa rreth mungesës së profesionistëve, mirëpo sivjet pasojat e saj kanë prekur shumë kompani.

Në të kaluarën kërkesa më e madhe për punësim ka qenë tek inxhinierët e teknologjisë, mirëpo kjo nuk ndodh sot. Tashmë është e vështirë edhe të gjenden profesionistë të shëndetësisë, gastronomisë dhe hotelerisë.

Në këto rrethana edhe personat me aftësi mesatare kanë mundësi punësimi për shkak të kërkesës së madhe për punësim.

Kjo ofertë ka 0 aplikues dhe është shikuar 115 herë

#Marketing