Rregullat e reja mbi lejen e punës në Belgjikë

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni BE, Belgjikë
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7413
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:24
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Belgjika është një prej destinacioneve të preferuara të shtetasve të vendeve të treta. Ne këtë vend janë të vendosur shumë koorporata shumëkombëshe, dhe institucionet e Bashkimit Europian. Kjo e bën këtë vend si favorit për migrimin e personave të kualifikuar. Përvec këtyre Belgjika njihet me numrin e vogël të papunëisë dhe më pagën më të lartë minimale krahasuar me vendet e tjera që janë pjesë e BE përvec Zvicrës.

Duke parë interesimin e madh nga ana e shtetasve të vendeve të treta qeveria belge ka marrë vendin për lehtësimin e procedurave për migrantët e kualifikuar.

Më 8 Tetor të vitit 2017 Gazeta Zyrtare Belge shpalli Dekretin Mbrerëror duke amandementuar Dekretin Mbretëror të datës 9 Qershor 1999, në bazë të së cilës është impementuar Akti mbi Punësimin e Punëtorëve të Huaj i 30 Prillit 1999.

Ky Ligj i ri me njëfarë mënyrë shkel Direktivën 2003/76/C sipas së cilës direktivë kur bëhet fjalë për bashkimin familjar, anëtarët e familjes së personit që është punësuar në Belgjikë duhet të pajisjen me leje pune, pavarësisht nëse banori është i lidhur me këtë obligim apo jo.

Sipas Ligjit të ri është vendosur se:

“Shtetasit e vendeve të treta pas qëndrimit 5 vjecar në Belgjikë (të cilët kanë ushtruar profesionin për 5 vite pa ndërprerje) kanë të drejtën të fitojnë statusin e qëndrimit të përhershëm. Personat e tillë janë të përjashtuar nga leja e punës.

Në rajonin  e Uallonës, bartësit e lejes afatgjate të punës që është lëshuar nga një vend anëtar i BE (brenda sensit të Direktivës 2003/109/EC), përjashtohen nga leja e punës, nëse mbajnë leje pune të nivelit B, brenda një periudhe 12 mujore të pandërprerë.

Në rajonin Flanders dhe Bruksel, migrantët e kualifikuar lirohen nga pajisja me leje pune, pas punësimit të pandërprerë 12 mujor, që mbajnë një leje pune të kategorisë B, vetëm nëse kjo leje është lëshuar për një pozitë pune në mungesë.

Sipas ligjit të ri anëtarët e familjes së personit të kualifikuar që lirohet nga pajisja me leje pune, lirohen nga po e njejta.

Në lidhje me anëtarët e familjes së personit të kualifikuar:

Bashkëshortja/i apo mund të lidhin një marrëdhënie të ngjashme me martesën në Belgjikë. Trashëgimtarët e këtyre të dyve, nëse janë nën moshën 18 vjece mund t’i bashkohen këtyre në Belgjikë. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse personi i kualifikuar për punë që ushtron profesionin e vet në Belgjikë ka kujdestarinë e fëmijës/ve. Për ndryshimin e kujdestarisë kërkohet pëlqimi i bashkëshortit/es.

Thënë më thjeshtë partneri i personit që ushtron profesionin në Belgjikë, vetëm e ka të kontraktuar marrëdhënien ligjore (martesën) dhe e ka të drejtën e unifikimit; dhe nëse këta të dy kanë pasardhës fëmijë që janë nën moshën 18 vjece edhe ata e gëzojnë këtë të drejtë. Për t’u realizuar një gjë e tillë partneri duhet të ketë kujdestarinë e fëmijëve.

Të dy partnerët duhet të sjellin fakte të qëndrueshme mbi marrëdhënien e tyre. Nëse partnerët kanë fëmijë duhet të sjellin fakt mbi prindërinë e trashëgimtarit, qoftë nëse këto dokumente lëshohen nga institucionet e Belgjikës qoftë të një vendi tjetër; apo fakte se partnerët njihen së paku dy vite dhe gjatë kësaj periudhe kanë pasur kontakte të vazhdueshme (përmes tel, postës, email) dhe janë takuar së paku 3 herë brenda 2 viteve të fundit dhe kanë kaluar së bashku së paku 45 ditë në tërësi.

Kjo ofertë ka 1 aplikues dhe është shikuar 497 herë

#Marketing