Qeveria Kanadeze kërkon rreth 310,000 migrantë gjatë vitit 2019 dhe 340,000 migrantë në në vitin 2020

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni CA, Kanada
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7412
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:22
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Qeveria kanadeze synon që të sjellë rreth 310,000 migrantë të kualifikuar në Kanada gjatë vitit 2019. Ky numër supozohet që të rritet në vitin 2020.

 

Ky plan reflekton një qasje disavjecare ndaj planifikimit të migrimit, sipas së cilit ekspertët deklarojnë se do ndihmojë në kontrollimin e migrimit dhe integrimin e migrantëve.

 

Në vitin 2020 supozohet që në Kanada të migrojnë 340,000 persona nga tërë globi.

 

“Të gjithë ishin të mendimit se ne kemi nevojë për më shumë migrantë, për më shumë punëtorë të kualifikuar, më shumë njerëz që do kontribonin në forcimin e ekonomisë sonë, njerëz që do ndikojnë në plotësimin e shkurtimit të fuqisë punëtore dhe njerëz që do ndikojnë në plotësimin e nevojave të vendit tonë - u shpreh Ministri i Migrimit Ahmed Husen për Global Neës Canada.”

 

“Ne vendosëm të dëgjojmë”.

 

Numri total i migrantëve që migruan në Kanada në vitin 2018 përbën më pak se 1% të numrit të përgjithshëm të popullsisë në këtë vend. Numri rekord i migrantëve të arritur në Kanada është i regjistruar në vitin 1913, kur Kanadaj pranoi rreth 400,000 migrantë.

 

Klasa ekonomike e cila përfshin punonjësit e kujdesit shëndetësor, punonjësit e kualifikuar, dhe profesionistët tjerë, pritet të vazhdojë me procesimin e aplikacioneve, përcjellur nga kategoria e migrimit familjar, refugjatët dhe rastet tjera humanitare.

 

Në vitin 2017 qëllimi kryesor i Qeverisë së Kanadasë ishte të sillnin rreth 300,000 migrantë të kualifikuar në vend. Ky numër supozohej që të përbënte 58% të migrantëve nga kategoria e Klasës Ekonomike.

 

Kategoria e Migrimit Familjar përbëjnë rreth 28% të migratëve të përgjithshëm, ndërsa refugjatët dhe rastet tjera humanitare rreth 14%. 7

 

Ministri i Migrimit z. Husen theksoi se: “Mirëpritja e 300,000 migrantëve në vit do të ishte një shifër normale për Kanadanë, e cila ka shumicën e popullsisë persona të moshuar dhe numrin e ulët të lindjeve”.

 

Numri i moshës për punë i shtetasve kanadezë ka rënë për 4,2% në vitin 2015 dhe pritet që të bie në 2,7% deri në vitin 2030, sipas Departamentit të Financave.

Kjo ofertë ka 12 aplikues dhe është shikuar 5,041 herë

#Marketing