Qeveria Daneze prezanton planin për punësimin e migrantëve të kualifikimit të lartë

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DN, Danimarkë
Data e skadimit 31 Dec 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7704
Data e publikimit 5 Sep 2019 - 15:19
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Ministri për Migrim dhe Integrim i Danimarkës Inger Støjberg dhe Ministri i Punës Troels Lund Poulsen prezantuan planin 21 pikësh sipas së cilit kompanitë vendore mund të nxisin punësimin jashtë kufinjëve të vendit.

Ky plan ka për qëllim që të shkurtojë burokracinë dhe të bëjë më të lehtë që kompanitë në Danimarkë të punësojnë migrantë të kualifikuar. Ulja e numrit të papunësisë dhe zhvillimi ekonomik janë shenjues se kompanive brenda vendit do iu duhen të rekrutojnë më shumë fuqi punëtore të kualifikuar.

Edhe kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen theksoi nevojën e mbështetjes së kompanive Daneze nga ana e qeverisë me qëllim të mirëmbajtjes së qëndrueshmërisë së ekonomisë së vendit.

Kompanitë aktualisht kanë vështirësi të plotësojnë pozitat kyqe të punës, duke treguar se ka nevojë për punësimin e migrantëve të kualifikimit të lartë, vecanërisht ata me edukim post – universitar.

‘’Punësimi jashtë kufinjëve është beneficial për tërë ekonominë e vendit, në suaza të rritjes ekonomike dhe jetës sociale në përgjithësi’’ – thuhet në kumtesën e qeverisë.

Kjo ofertë ka 0 aplikues dhe është shikuar 79 herë

#Marketing