Punonjësit e huaj në Itali kanë mundësi të punësohen më shumë se vet italianët

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni IT, Itali
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7411
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:18
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Me normën më të madhe të papunësisë në BE Italia nuk konsiderohet dhe një vend shumë i përshtatshëm për punësim. Sidomos për italianët Italia nuk është një vend ideal për punësim.

Sipas të dhënave nga Eurostat, vetëm 67.9% prej italianëve të moshës 20-64 vjec janë të punësuar, krahasuar me normën e punësimit të shtetasve të huaj në Itali që është 74.3% (shumica prej tyre prej vendeve jashtë BE).

Ky është një fenomen i vëzhguar shpeshherë në vendet e BE, ku ekonomitë e dobëta, ato që kanë më së shumti probleme me papunësinë, punësojnë një përqindje më të lartë të punëtorëve të jashtëm, sesa shtetasit e vet. Kjo dukuri është më e gjërë në Greqi ku diferenca e normës së punësimit në mes të grekëve dhe të huajvë është 11% më lartë në favor të punësimit të punonjësvë të jashtëm, pas Greqisë rradhitet Sllovenia e më pas Italia. Megjithatë Italia e cila dominon mbi Greqinë dhe Slloveninë sa i përket numrit të banorëve, punëson një numër më të madh të shtetasve të huaj.

Dallimi po godet sidomos moshën ndërmjet 55-64 vjecarë. Në këtë kategori 50.1% italianë janë të punësuar ndërsa norma e punësimit të shtetasve të huaj është 72.4%.

Të dhëna të tjera tregojnë madje më shumë dallime në grupmosha më të reja, sidomos moshat që kanë një rëndësi më të vecantë për tregun e punës. Në Maj të vitit 2018, 36.9% e italianëve të moshës 15-24 vjece ishin të papunësuar, dhe vetëm 167% e tyre ishin të punësuar. Sa i përket migrantëve apo personave që nuk janë shtetas italianë, por jetojnë në Itali, afër gjysma e tyre janë të punësuar.

Arsyeja prapa kësaj është shumë e dallueshme. Është një ndër shkaqet e krizës ekonomike italiane. Italia ofron numër të madh të vendeve të punës, por me paga të ulëta, me kërkesa për edukim dhe kualifikim bazik, dhe është duke u munduar t’a ndryshojë këtë gjendje.

Migrantët në itali janë më shumë të orientuar që të punojnë, edhe pse puna është shpesh e rëndë dhe nuk paguhet aq mirë. Shumica prej tyrë gatuajnë pizza, për shembull.

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Punës së Italisë, nga viti 2015 mbi gjysma e punonjësve të regjistruar në vend marrin paga më pak ose rreth 800€ në muaj.

Gjetjet e Eurostat dhe Ministrisë së Punës konfirmojnë se emigrantët luajnë një rol esencial në zhvillimin ekonomik të Italisë. Sipas të dhënave të fundit, emigtantët përbëjnë rreth 11% të fuqisë punëtore të Italisë, dhe prodhojnë 9% të GDP së saj.

Të gjitha këto rrethana kanë ndikuar që qeveria të marrë masa duke parë si mundësi për ngushtimin e krizës ekonomike. Përpjekje të shumta janë bërë në modifikimin e sistemit të tatimimit për migrantët, pasiqë pagat e ulëta dhe tatimi i lartë vështirëson jetën e tyre dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë keq në tregun e punës. Nga supozimi se migrantët që janë punonjës aktiv dhe të kualifikuar mund të lëshojnë vendin për të kërkuar një vend më të favorshëm pune qeveria italiane mori iniciativë në hartimin e një draft ligji të ri për financat.

Ky draftligj i ri parasheh një zbritje prej 50% të tatimit për punonjësit dhe për të vetëpunësuarit, por vetëm për 4 vitet e para, duke u dhënë mundësi migrantëve të vendosen dhe të përfitojnë nga kjo duke u stabilizuar financiarisht.

Edhe pse me paga të ulëta dhe me krizë ekonomike Italia sot është venddestinim i shumë migrantëve. Sic e pamë tregu i punës në Itali kërkon punonjës me kualifikim bazik dhe shumica e migrantëve me kualifikime të tilla, pa ekspertizë në ndonjë fushë tentojnë të migrojnë në këtë vend.

Italia sikurse shumë vende të BE e sheh tejkalimin e krizës ekonomike tek punonjësit e huaj. Mbase për italinët paga prej 800€ do konsiderohej një kompenzim tepër i ulët, mirëpo migrantët që kanë punuar dhe jetuar në kushte edhe më të vështira, pranojnë një vend pune në Itali pa hezitime.

Mbase kjo është edhe një prej arsyeve se pse ky vend ka të punësuar statistikisht më shumë migrantë sesa shtetas italianë.

Kjo ofertë ka 2 aplikues dhe është shikuar 107 herë

#Marketing