Punësimi në Britani, procedurat ligjore për të emigruar

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni UK, Britani e Madhe
Data e skadimit 31 Dec 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #3576
Data e publikimit 30 May 2018 - 01:55
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Ja çfarë mundësish keni nëse doni të emigroni për qëllime punësimi në Mbretërinë e Bashkuar

Një nga mundësitë që shtetasit kosovarë kanë për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar për qëllime punësimi është nëpërmjet Sistemit të Bazuar mbi Pikët. Kjo është një nga shtyllat e cila bën të mundur hyrjen e punëtorëve shumë të kualifikuar në Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar punë ose vetëpunësim. Për të aplikuar për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar (MB) sipas kësaj kategorie ju nuk keni nevojë të keni një ofertë punësimi ose një sponsor në MB.

 

Kriteret

Por çfarë kriteresh duhet të plotësojë një shtetas Kosovar me qëndrim në Shqipëri për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar?! Për të bërë një aplikim të suksesshëm për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar ju duhet të grumbulloni minimalisht 75 pikë për atributet tuaja dhe 10 pikë për gjuhën angleze dhe 10 pikë për fonde të mjaftueshme për jetesën (duhet të keni 2.800 paund për veten dhe 1.600 paund për çdo person në varësinë tuaj që ju shoqëron). Ju duhet të dorëzoni të gjithë dokumentacionin përkatës mbështetës bashkë me aplikimin tuaj.

 

Grumbullimi i pikëve

Të grumbullosh pikë për atributet tuaja do të thotë të grumbullosh pikë për moshën (nën moshën 28 vjeç merren pikët maksimale 20 pikë dhe mosha 32 e sipër nuk merr asnjë pikë), kualifikimet që keni (duhet të vërtetohet që kualifikimi juaj është ekuivalent me kualifikime të ngjashme në MB. Për aplikantët jashtë MB grumbullimi i pikëve fillon nga niveli master me pikët minimale 35 pikë), të ardhurat (të ardhurat tuaja për 12 muaj ose më pak) dhe eksperiencën që ju mund të keni pasur në Mbretërinë e Bashkuar. Ju duhet të respektoni dhe plotësoni kushtet e përgjithshme të hyrjes dhe qëndrimit në MB përndryshe aplikimi juaj do të refuzohet (pjesa 9 dhe pjesa 10 e Rregullave të Imigracionit).

 

Si dhe ku duhet të aplikosh

Para se të filloni aplikimin ju duhet të lexoni me shumë kujdes Rregullat e Imigracionit për sistemin e bazuar mbi pikët, shtyllën 1, të Mbretërisë së Bashkuar, Guidën e Politikës së Shtyllës 1 dhe Guidën e Shtyllës 1 e Përgjithshme e Migrimit të Sistemit të Bazuar mbi pikët në uebsite-n e vizave. Së dyti, duhet të bëni një vetvlerësim nëpërmjet testit që ndodhet online duke përdorur përllogaritësin e pikëve të Agjencisë Britanike të Kufirit për të parë nëse arrini të grumbulloni pikët e mjaftueshme për të bërë një aplikim të suksesshëm. Së treti, duhet të plotësoni formularin VAF 9 me të dhënat tuaja personale. Ky formular duhet të plotësohet online në adresën www.visa4uk.co.gov.uk. Së katërti, pasi keni dërguar aplikimin tuaj online, do t’ju kërkohet të dërgoni pasaportën tuaj origjinale, dokumentacionin mbështetës dhe pagesën përkatëse për aplikimin. Bashkë me dokumentacionin mbështetës ju duhet të dërgoni dhe Shtojcën 1 e cila duhet të plotësohet me dorë.

 

Takimi për vizën

Pas paraqitjes së aplikimit tuaj, një punonjës i Seksionit të Vizave në Ambasadën Britanike vendin tuaj do të kontaktojë me aplikantin brenda tre ditëve për të bërë të mundur një takim. Është shumë e rëndësishme që aplikimit t’i bashkëngjitet i gjithë dokumentacioni mbështetës pasi stafi i vizave mund të marrë një vendim për refuzimin ose aprovimin e aplikimit duke u bazuar vetëm mbi dokumentet e paraqitura.

 

Dokumentet për vizën

Çfarë dokumentesh duhet të paraqisni për të marrë vizën tuaj për të hyrë në MB si punëtor shumë i kualifikuar? Sipas këtij programi, shtyllës 1 e përgjithshme migrant, ju nuk keni nevojë të bëni dy aplikime, një për letrën miratuese dhe një për vizën tuaj (siç ndodhte në Programin e Migrantëve Shumë të Kualifikuar). Në këtë rast e gjithë procedura e miratimit të aplikimit në këtë kategori dhe marrjen e vizës përfshihet në një aplikim të vetëm. Viza do të lëshohet për një periudhë maksimale prej 2 (dy) vjetësh.

 

Faqe online për t’u informuar

Faqe interneti ku ju mund të gjeni më shumë informacion mbi procedurat e emigrimit si punëtor shumë i kualifikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe dokumentacionin që duhet të lexoni kur jeni duke menduar të emigroni sipas kësaj kategorie.

  1. World Bridge Service

http://www.visainfoservices.com

  1. UK Border Agency

http://www.ukba.homeoffice.gov.uk

  1. Visas services website

http://www.ukvisas.gov.uk

  1. Point Based Calculator

http://www.ukba.homeoffice.gov.uk

  1. Dokumente të rëndësishëm për tu lexuar para se të aplikoni:
  2. Immigration Rules – especially part 6 and part 8.
  3. Tier 1 Policy Guidance
  4. Guidance – Points Based System Tier 1, General Migrant (INF 21)

 

Dosja e dokumenteve

Dokumentet që duhet të keni kur aplikoni për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar janë:

  1. pasaporta ose dokument tjetër udhëtimi;
  2. formularët e aplikimit VAF9 dhe Shtojca 1;
  3. tarifa e vizës që është e parimbursueshme;
  4. detajet tuaja biometrike;
  5. një fotografi e kohëve të fundit e përmasave të fotografisë së pasaportës;
  6. I gjithë dokumentacioni mbështetës siç është specifikuar në Guidën e Politikës së Shtyllës 1 e Përgjithshme, Migrant dhe siç është përcaktuar në Rregullat e Imigracionit.
  7. Për moshën tuaj – pasaporta juaj;
  8. Për kualifikimet tuaja – diploma origjinale.
  9. Për të ardhurat tuaja të mëparshme – Ju duhet të paraqisni të paktën dy lloje dokumentacioni që mbulojnë të gjithë periudhën për të cilën jeni duke kërkuar pikë.

 

Për aplikantët që janë të punësuar:

  1. deklaratë personale nga banka që tregon pagesën e marrë për çdo muaj;
  2. fletëpagesa me firmën dhe vulën e punëdhënësit tuaj që tregojnë pagën tuaj të marrë për çdo muaj;
  3. një letër nga punëdhënësi juaj, që tregon çdo page bruto dhe neto tuajën;
  4. dokument zyrtar nga taksat;
  5. fatura dividentësh, kur paguhet edhe nëpërmjet dividentëve.

 

Për aplikantët që janë të vetpunësuar:

  1. një letër nga menaxheri ose llogaritari juaj që konfirmon se ju keni fituar shumën që pretendoni për të marrë pikë;
  2. shpjegime faturash ose përmbledhje pagesash nga menaxheri ose llogaritari juaj, që japin informacion për pagën bruto, taksat e paguara, dividentët e marrë;
  3. llogari të kompanisë ose biznesit që tregojnë qartë fitimin neto të kompanisë ose biznesit;
  4. dokument zyrtar taksash i nxjerrë nga autoriteti i taksave, të cilat tregojnë detaje për të ardhurat mbi të cilat janë paguar taksa.

 

Për kontraktuesit:

  1. letër nga llogaritari që konfirmon një informacion të hollësishëm për të ardhurat tuaja bruto dhe neto për periudhën për të cilën pretendohen pikë;
  2. Deklaratë personale nga banka që tregon të gjitha pagesat e bëra në llogarinë tuaj.

 

Për eksperiencën tuaj në Mbretërinë e Bashkuar:

  1. Aplikantët të cilët pretendojnë të marrin pikë për të ardhurat e mëparshme në MB do të paraqesin të njëjtin dokumentacion që kanë paraqitur për të marrë pikë për seksionin e të ardhurave të tyre të mëparshme;
  2. Aplikantët të cilët pretendojnë pikë se kanë kryer studime të mëparshme me kohë të plotë në MB, duhet të paraqesin një letër origjinale nga institucioni në MB ku kanë kryer studimet.

 

Dokumente për gjuhën angleze:

Dokumentacion që provon aftësitë tuaja në gjuhën angleze, për shembull, teste të specifikuara nga MB, ose dokumentacion që provon se studimet për marrjen e diplomës tuaj janë kryer në gjuhën angleze. Për fondet (Maintenance Funds) – ju duhet të paraqisni një ose disa prej dokumenteve të mëposhtëm: Deklaratë personale bankare ose deklaratë nga shoqëri apo institucion financiar kreditimi; Librezë kursimesh në një shoqëri kreditimi apo institucion financiar ose librezë bankare kursimi; Letër nga banka juaj që konfirmon nivelin e fondeve; Letër nga një institucion financiar i rregulluar.

 

Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi

Kjo ofertë ka 22 aplikues dhe është shikuar 2,082 herë

#Marketing