Pse zyra e Berlinit për migrimin e kualifikuar është një ide e mirë

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7410
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:14
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Gjermania këkon punëtorë të kualifikuar që njohin gjuhën Gjermane. Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar që flasin rrjedhshëm gjuhën Gjermane. Sipas vlerësimeve të Ministrit Gjerman të Punës, Hubertus Heil, janë rreth 1,2 milion vende pune që kanë nevojë të plotësohen.

Duke mos patur mundësi të gjejë fuqi punëtore nga vendet e BE, qeveria e Gjermanisë ka vendosur që të marrë masa ligjore për të lejuar migrimin e individëve nga cdo vend i botës me qëllim të punësimit.

Një vendim i paprecedentë që u bë i mundur nga koalicioni i Unionit Demokratik – Kristian (CDU) dhe Partisë Sociale Demokratike, dhanë dritën jeshile që të legalizohet lejimi i migrantëve të kualifikuar jashtë zonës së Bashkimit Europian.

Ministri i Ekonomisë Peter Altmeier, e përshkroi këtë vendim si një ngjarje historike, pasiqë ai lë pas “debatet tridhjetë vjecare mbi ligjin mbi migrimin” dhe hap më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik. Ekonomia Gjermane ka nevojë për migrantë të kualifikuar që njohin gjuhën Gjermane.

Kushti kryesor për parakualifikim është njohja e rrjedhshme e gjuhës gjermane dhe të qenit i kualifikuar në një fushë ku ka mungesë të fuqisë punëtore. Nëse nje person shpreh vullnetin që të punojë në Gjermani, duhet të nënkuptojë njohjen e rrjedhshme të gjuhës Gjermane. Gjithashtu kërkohet që individët të jenë të kualifikuar përmes diplomimit dhe të kenë përvojë paraprake profesionale në atë fushë. Të dyja këto cetifikimi dhe përvoja duhet të jenë valide në atë mënyrë që t’u lejojë atyre të kyqen në tregun Gjerman të punës.

Kjo ofertë ka 0 aplikues dhe është shikuar 732 herë

#Marketing