Pse Kanadaja ka nevojë për migrantë

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni CA, Kanada
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7409
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:11
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Nëse i hedhim një sy dy tri dekadave të fundit, migrimi i popullsisë në Kanada ishte mjaft i pazakontë. Migrimi ka qenë i zakontë në vendet e zhvilluara në dekadat e kaluara, mirëpo sot edhe shtetasit e këtyre vendeve synojnë të migrojnë në Kanada. Ekzistojnë arsye të ndryshme pse njerëzit nga vendet e zhvilluara synojnë të migrojnë në Kanada, si p.sh. për të arritur një nivel më të lartë të profesionalizmit, për të arritur një standard më të lartë jetese, për të përjetuar eksperienca të reja e të tjera.

Ekzistojnë disa arsye se pse Kanadaja pranon kaq shumë migrant Brenda vitit. Ja disa prej tyre:

  1. Shkurtimet në fuqinë punëtore: Në një botë perfekte, cdo shtet ka fuqinë e saj punëtore për secilën fushë. Kjo sot nuk është reale për shumë vende. Merrne shembull Kanadanë, ndonëse me një ekonomi stabile ballafaqohet me problemin e mungesës së fuqisë punëtore në disa profesione. Kjo është një prej arsyeve kryesore se pse Kanadaj lejon migrimin.
  2. Kostoja efektive: Në mënyrë të përgjithshme, shtetet që pranojnë migrantë janë Vendët më me Reputacion në planet. Këto shtete punësojnë profesionistë të fushave të caktuara nga vendet në zhvillim, sidomos vendet që konsiderohen të treta, për shkak se punësimi i tyre kushton shumë më pak sesa punësimi i shtetasve kanadezë. Shumë kompani preferojnë transferimin e punonjësve nga një lokacion në tjetrin. P.sh. Nëse një kompani ka seli në Ballkan më e favorshme do ishte të zhvendosë punonjësit në një shtet tjetër sesa të fillojë të punësojë punëtorë të rinj. Kjo do ulte koston e trajnimeve dhe zhvillimit profesional.
  3. Rritja ekonomike: Migrimi është një system me benificione të dyanshme, për aplikantët në njërën anë dhe për shtetet në anën tjetër. Shtetet si Kanadaja dhe Australia janë të hapur për migrantët e kualifikuar që do kontribonin në vakumit e fuqisë punëtore në fushat e caktuara. Këta migrantë jo vetëm që ndikojnë në zhvillimin kompanisë, por edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.
  4. Plakja e popullsisë: Një arsye tjetër e aprovimit të numrit kaq të madh të migrantëve është plakja e popullsisë. Burime të ndryshme kanë treguar se shumica e popullsisë në Kanada po plaket. Për këtë arsye Kanadaja planifikon që të pranojë rreth 1 milion migrantë deri në vitin 2020, për të balancuar popullsinë e vet.
Kjo ofertë ka 3 aplikues dhe është shikuar 1,458 herë

#Marketing