Pas Gjermanisë edhe Zvicra kërkon punëtorë të kualifikuar

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni CH, Zvicër
Data e skadimit 30 Sep 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #4147
Data e publikimit 29 Dec 2018 - 00:35
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Një ndër shtetet e para që synon të zvogëlojë dhe ngushtojë migrimin shquhet Zvicra. Përmes referendumit ajo vazhdimisht synon që të ndalojë dhe faktikisht është shteti që më së paku pranon migrantë.

Mirëpo një debat kundërthënës që bëhet është se si të joshën personat që janë ekspertë të lëmive të ndryshme të qëndrojnë në Zvicër.

Kjo është një iniciativë e cila është ndërmarë nga korporatat dhe kompanitë e mëdha.

Nëse ne nuk do vareshim nga punëtorët e kualifikuar as nuk do e diskutonim këtë cështje, mirëpo përkundër faktit se jemi kundër migrimit, kemi nevojë si kurdoherë më parë për fuqi të kualifikuar punëtorë nga jashtë vendit. Ne mund edhe të huazojmë fuqi punëtore nga vendet e BE, po të mos ballafaqohen edhe ata me të njejtën sfidë – pohon Guy Morin, president i qeverisë komunale të Bazelit.

Zvicra kaa limituar numrin e migrantëve që pranohen në këtë shtet. Cdo vit ajo pranon legalisht vetëm 16,000 migrantë. Mirëpo kjo nuk ka ndihmuar aspak në të mirën e vendit. Ndër shumë debate zvicranët konsiderohen si anti – të huaj, dhe kjo krejt për shkak të kampanjave anti-migracion që propagandojnë vjedhjen e vendeve të punës nga ana e migrantëve, kur shteti ka një normë esktrem të ulët të papunësisë. Sipas statistikave ndër 8 milion banorë të Zvicrës 24% prej tyre nuk janë lindur ne Zvicër, por janë zhvendosur pas lindjes në këtë vend.  

Përkundër faktit se shtetasit zvicranë shumicën e rasteve sipas raporteve mbjellin një lloj antipatie ndaj banorëve jo vendas nevoja për ta është e pamohueshme.

Mirëpo nevoja për të ruajtur avantazhin, ekonominë stabile dhe mungesa e fuqisë punëtore ka ndikuar dukshëm edhe në ndryshimin e qasjes sociale ndaj migrantëve.

Kjo ofertë ka 23 aplikues dhe është shikuar 4,401 herë

#Marketing