Ofertë pune në Shërbimet Shëndetësore në Suedi

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni SE, Suedi
Data e skadimit 31 Dec 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Shëndetësi
ID e punës #3567
Data e publikimit 30 May 2018 - 01:21
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Cka është kujdesi shëndetësor?                  

Kujdësi shëndetësor nënkuptom mirëmbajtjen apo përmirësimin e shëndetit të një individi përmes parandalimit, dagnostifikimit, dhe trajtimit të sëmundjes, infeksioneve, alergjive, plagëve; apo lëndimeve tjera fizike dhe mentale tek njerëzit. Kujdesi shëndetësor ushtrohet nga profesionistët shëndetësorë si (infermirët apo praktikantët) në bashkëpunim me profesionistët e një niveli më të lartë si mjekët, dentistët, farmacistët, psikologët, dhe specialistët e fushave të tjera të mjekësisë.

Kategorizimi i kujdesit shëndetësor në Suedi?

Në Suedi kujdesi shëndetësor ndahet në tre kategori kyçe:

  • Kujdesi primar,
  • Kujdesi sekondar,
  • Kujdesi terciar dhe
  • Kujdesi katërsorë.

 

Kujdesi primar shëndetësor në Suedi

Kujdesi primar i referohet profesiostëve që shërbejnë si konsultantët primarë ndaj pacientëve në kuadër të sistemit shëndetësor. Profesionistët e tillë mund të jenë mjekët e përgjithshëm, mjeku familjar, ndonjëherë mund të paraqitet ndonjë asistent i mjekut apo dhe infermier/e. Varësisht prej gjendjes së pacientit, sekretit të gjendjes së tij, apo dhe arsyeve të tjera që mund të jenë të ndryshme mund të kërkohet të vizitohet tek ndonjë profesionist tjetër. Këta profesionistë vendosin nëse pacientët duhet të vizitohen dhe konsultimi ndaj tyre të shkojë në nivelin e kujdesit sekondar.

Kujdesi primar ka një rol dhe rëndësi të madhe në shoqëri dhe komunitetin lokal. Në kuadër të kujdesit primar në Suedi funksionojnë edhe qendrat emergjente që iu ofrojnë shërbime shëndetësore individëve në baza ditore.

Kujdesi primar ofron një gamë të gjërë të shërbimeve, duke përfshirë të gjitha grupmoshat, pacientët e të gjitha origjinave socio-ekonomike dhe gjeografike, pacientët që kërkojnë të arrijnë shëndet optimal, dhe të gjithë pacientët me sëmundje akute, kronike, fizike dhe mentale. Një profesionist i kujdesit shëndetësor primar duhet të ketë njohuri të gjërë në të gjitha fushat e shëndetësisë. Vazhdimësia e konsultimeve është celësi kryesor i suksesit të pacientëve. Në Suedi zbatohet praktika e vizitimit të rregullt tek mjeku i cili e ka bërë verifikimin e gjendjes shëndetësore të pacientit. Kujdesi shëndetësor primar në Suedi implemeton metodën e ICPC (International Classification of Primary Care), e cila është një metodë e suksesshme në identifikimin shëndetit të pacientëve.

Kujdesi primar shëndetësor në Suedi kryesisht trajton sëmundje të ndryshme tek pacientët si: hipertensioni, diabeti, dhimbjet e shpinës dhe qafës, depresionin, ankthin, tiroidet etj. Kujdesi primar shëndetësor ofron edhe shërbime të maternitetit, kujdes shëndetësor ndaj fëmijëve, dhe vaksinimin e tyre.

Kujdesi sekondar

Kujdesi sekondar përfshin trajtimin akut: trajtimet e nevojshme për kohë afatshkurtër mirëpo për sëmundje serioze, plagë apo ndonjë gjendje serioze shëndetësore, sic janë rastet e departamentit të emergjencës në spitale. Kjo përfshin edhe pjesëmarrjen gjatë lindjes së fëmijëve, dhe kujdesin intenziv.

Në Suedi kujdesi sekondar emërtohet si kujdesi spitalor. Mirëpo shumë ofrues të shërbimeve sekondare nuk punojnë në kuadër të spitaleve sic janë psikiatrët, psikologët klinikë, terapistët, dentistët, fizioterapistët etj. Në Suedi mund të kërkohet që pacientët të konsultohen me institucionet që janë ofruese të kujdesit primar shëndetësor para sa t’i qasen atij sekondar.

Kujdesi terciar

Kujdesi terciar përbëhet prej institucioneve që ofrojnë shërbime të specializuara shëndetësore të cilat nuk i ofrojnë institucionet e tjera. Këto shërbime lidhen me pacientë me gjendje tejet serioze. Në kuadër të kujdesit terciar bëjnë pjesë shërbime si menaxhimi i pacientëve me tumor, operimet në tru, operacionet plastike, dhe ndërhyrjet serioze.

Kujdesi katërsor

Kujdesi katërsor është pjesë e kujdesit terciar shëndetësor mirëpo është një nivel më i lartë i kujdesit. Ky nivel përfshin metoda eksperimentale dhe kurime eksperimentale tek pacientët. Suedi tashmë ka miratuar procedurat e tilla si të ligjshme. Disa mjekime dhe operime eksperimentale konsiderohen pjesë të kujdesit katërsor. Ekzistojnë qendra të pakta të cilat ofrojnë shërbime të tilla në Suedi.

Cfarë shërbimesh ofrojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor?

Punonjësit e kujdesit shëndetësor sic mund të jenë infermirët, punonjësit e ndihmës së shpejtë etj., u ofrojnë asistencë personave që janë të sëmurë, plagosur, të paaftë fizikisht dhe mentalisht.

Varësisht prej nevojave të pacientit institucionet që punësojnë individë të tillë, mund të kërkojnë nga ata që aktivitetin e punës t’a zhvillojnë jashtë selisë së institucionit (sic mund te jetë i njohur rasti i kujdesit shëndetësor ndaj pacientit në shtëpi).

Detyrat e punës në këtë pozitë pune variojnë duke u kushtëzuar prej gjendjes së pacientit dhe kërkesave që lindin në pas të kësaj rrethane. Detyrat e punës ndahen në disa lloje.

 

Detyrat emergjente:

  • Vlerësimi i menjëhershëm i situatës shëndetësore të pacientit; kjo duke bashkëpunuar me departamentet emergjente dhe të specializuara të institucionit ku jeni punësuar
  • Menaxhimi i aktiviteteve emergjente dhe vlerësimi i efektivitetit të tyre
  • Verifikimi i procedurave nëse jeni duke i zbatuar sipas protokollit të institucionit

 

Menaxhimi i projektit:

  • Hulumtimi i kërkesave të projektit sic mund të jetë porositja e mjeteve të nevojshme shëndetësore dhe furnizimeve me barna
  • Sigurimi i zbatimit të procedurave dhe ligjeve në fuqi
  • Bashkëpunimi i shpeshtë me departamentet, mjekët, kolegët

 

Menaxhimi i përgjithshëm:

  • Komunikimi i rregullt me përgjegjësin e departamentit për të ofruar të dhëna në lidhje me përmirësimin e gjendjes së pacientit
  • Menaxhimi i buxhetit

 

Menaxhimi i njerëzve:

  • Koordinimi dhe mbikqyrja e punës së vullnetarëve
  • Organizimi i seminareve dhe trajnimeve per vullnetarë
  • Implementimi dhe monitorimi i zbatimit të standardeve dhe procedurave të sigurisë

 

Kushtet e punës:

Në bazë të natyrës së punës do kërkohet udhëtimi i shpeshtë brenda vendit. Orari i punës mund të jetë shpeshherë i gjatë dhe i parregullt. Mirëpo ky vend pune mund të ofrojë mundësi zhvillimi profesional dhe krijimi kontaktesh me koorporata të fuqishme në sektorin shëndetësor.

 

Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi

Kjo ofertë ka 4 aplikues dhe është shikuar 1,232 herë

#Marketing