Numër rekord i të punësuarëve të jashtëm në Danimarkë

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DK, Danimarkë
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7408
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 02:07
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Për herë të parë në histori, rrëth 200,000 punonjës të shteteve të treta janë të punësuar në Danimarkë, sipas një raporti të konfederatës së Industrisë Daneze, Dansk Industri(DI).

Më saktë, në Danimarkë janë të punësuar 201,461 punonjës të jashtëm – që nënkupton se cdo i 10 punëtor është me shtetësi të huaj apo migrant.

Në vecanti punësimi i të huajve në Danimarkë filloi në vitin 2013, ku u vendos të punësohën rreth 150,000 migrantë nga vendet e treta -  deklaron Steen Nielsen – nënkryetar i DI.

Kjo tregon se në Danimarkë ka progress, dhe sipas statistikave rreth 90% e të papunësuarëve punësohen brenda 6 muajve në këtë vend.

Në vitet e para të punësimit të punonjësve të jashtëm, në Danimarkë shumica e të punësuarëve të jashtëm ishin nga:

  • Gjermania (16,335),
  • Rumania (17,177)
  • Suedia (13,600)
  • Britania e Madhe (8,442).

Në grupin e dhjetë vendeve që janë punësuar më së shumti në grupin e migrantëve të kualifikuar ishin këto shtete:

  • Lituania (8,193)
  • Turqia (7,829)
  • Norvegjia (6,375)
  • Ukraina (4,697)
  • Italia (4,595)

Nielsen potencoi faktin se punësimi i migrantëve të kualifikuar është njëra prej arsyeve kryesore së psë Danimarka ka një ekonomi stabile.

“Nëse ne nuk do të ishim vigjilent dhe të punësonim tërë këta profesionistë nga vendet që nuk janë pjesë e BE, do kishim probleme me mungesën e profesionistëve në tregun e punës”, theksoi ai.

Nëse nuk do merrte vendim për punësimin e migrantëve të kualifikuar Danimarka sot do kishte një ekonomi të dobët për 50%. Kjo nënkupton se ky vendim për punësimin e profesionistëve të huaj ka ndikuar për 50% në fuqizimin ekonomik të këtij vendi.

Dy vitet e fundit shumica e migrantëve të kualifikuar janë prej Evropës Lindore dhe Juglindore. Mas debatëve mbi zbritjen e pagës mesatare shumica e shtetasve të vendeve të lartëpërmendura kërkojnë punësim dikur gjetiu. Në anën tjetër Evropa Juglindore duke përfshirë Kosoven, Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Greqinë dhe Kroacinë kanë shfaqur interesim për punësim në Danimarkë.

Punësimi në Danimarkë nga cdo person bëhet konform ligjit të punës. Më ligj pagat janë të përcaktuara qartë. Sistemi nuk lejon që në një kompani paga të jetë më e ulët e në disa tjera më e lartë. Kriza ekonomike në vendet e Ballkanit kanë ndikuar që profesionistët e kësaj zone të interesohen për punësim në Danimarkë. Vetëm në vitin 2018 Danimarka ka pranuar me dhjetëra mijëra aplikime nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Greqia, Kroacia dhe Bosnja.

Cili do jetë hapi vijues? A do ndërmerr ndonjë veprim qeveria Daneze për inkurajimin e shtetasve të këtyre vendeve që të punësohen në Danimarkë? Cilat do jenë beneficionet e këtij vendi nëse ndjek shembullin e Gjermanisë dhe të Italisë. Migrimi i punëtorëve të kualifikuar tashmë ka ndikuar në zhvillimin ekonomik për 50%. A do ishte në avantazh të Danimarkës vazhdimi i politikës së punësimit të migrantëve të kualifikuar.

Kjo ofertë ka 1 aplikues dhe është shikuar 151 herë

#Marketing