Norvegjia, Suedia e Danimarka kanë nevojë për punëtorë të huaj

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni NO, SE, DN, Evropë
Data e skadimit 30 Sep 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #4154
Data e publikimit 29 Dec 2018 - 01:08
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Sic jemi të njoftuar Norvegjia është duke u ballafaquar tashmë me vite me plakjen e popullsisë dhe me mungesë fuqie punëtore. Situatë pothuaj e ngjashme është edhe në Suedi. Danimarka në anën tjetër në fillim është konsideruar të jetë me situatë të qëndrueshme në këtë kontekst mirëpo kohëve të fundit ajo po has probleme të tilla. Norma e ulët e papunësisë po konsiston në pak mundësi zgjedhjeje për punëdhënësit dhe zgjidhjet po kërkohen nga jashtë.

Meqënëse Danimarka nuk ka politika të pranimit të migrantëve në norma të Suedisë ajo nuk ka mundësi të shumta në rekrutimin e migrantëve dhe refugjatëve që aktualisht jetojnë në këtë vend. Suedi deri sot e ka zbatuar këtë praktikë duke i punësuar migrantët në mbulimin e boshllëkut të tregut të punës.

Paraqitet pyetja se si ndikon norma e ulët e papunësisë në krijimin e një situate të tillë? Supozojmë se një shtet ka një normë papunësie prej 40%. Ndonëse kjo konsiderohet si një nivel tepër i lartë i papunësisë dhe është dicka negative, nga konteksti i punëdhënësve nuk është dicka e keqe, sepse në rast të shpalljes së një vendi pune, ekziston konkurrenca në mes të fuqisë punëtore. Norma e lartë e papunësisë do të thotë më shumë mundësi zgjedhjeje ndër profesionistët e papunësuar. Nëse kemi fuqi punëtore prej 1 milion individësh brenda një shoqërie 40% i bie të kemi 400,000 persona të papunësuar. Kompanitë kanë mundësia të panumërta për të përzgjedhur kanididatë. Mirëpo nëse numri i papunësisë është 2% dhe nevoja për fuqi punëtore akoma më e madhe kompanitë detyrohen që të punësojnë individët pa marrë parasysh a janë konkurrentë në profesion apo jo vetëm e vetëm që të plotësohet boshllëku. Procesi i tillë nuk është efikas nuk është madje as produktiv. Prandaj, shtetet e tilla detyrohen të rekrutojnë individë nga vendet e treta. Sepse asnjë shtetas i BE nuk do hiqte dorë nga konformiteti i punës së tij, të jetojë larg familjes, larg vendlindjes dhe jetës sociale vetëm e vetëm për të kontribuar në një shtet tjetër. Mirëpo nëse e analizojmë situatën e Evropës Juglindore ata janë zgjidhja më e arsyeshme, më produktive dhe më e favorshme për punësim.

Kjo ofertë ka 32 aplikues dhe është shikuar 2,818 herë

#Marketing