Norvegjia kërkon punëtorë të huaj. Paguan deri më 4,500€

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni NO, Norvegji
Data e skadimit 30 Sep 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #4149
Data e publikimit 29 Dec 2018 - 00:46
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Sikurse Zvicra dhe Norvegjia haset me problemin e njejtë; atë të plakjes së popullsisë dhe mungesës së fuqisë punëtore në disa profesione. Shpesh kjo situatë është keqkuptuar duke u interpretuar se Norvegjia ka nevojë për punonjës në të gjitha lëmitë, mirëpo e vërteta është se bëhet fjalë vetëm për disa fusha të caktuara.

Norvegjia njihet me klimën e ftohtë, mirëpo me natyrën e saj marramendëse. Kultura, dhe standardi i lartë i jetesës e bëjnë Norvegjinë vendin më të mirë për të jetuar. Kushtet e mira të punës dhe edukimi cilësor i japin këtij vendi vlerë më të madhe.

Norvegjia njihet edhe për ekonimë e saj stabile, për industrinë e riciklimit, industri kjo e cila ka gjeneruar vende shtesë pune dhe punëson kandidatë nga e mbarë bota. Mirëpo ajo që e bën ekonominë e këtij vendi aq unik është norma e ulët e papunësisë.

Mirëpo edhe pse në këndvështrimin e fuqisë punëtorë norma e ulët e papunësisë është një e mirë, sa i përket kompanive ajo paraqet një disavantazh. Nëse kemi pak persona të papunësuar atëherë do jetë e vështirë të gjenden profesionistë shtesë. Kompanitë nuk kanë fare zgjedhje përpos të punësojnë edhe ata pak kandidatë që kanë ngelur të papunësuar. Kjo e detyron një shoqëri që të punësojë individë nga vendet e treta.

Punësimi i profesionistëve nga vendet e treta ndonëse nuk është gjithmonë avantazh ajo ka benificionet e veta. Profesionistët e këtyre shteteve do pranonin një magë mesatare që për një shtetas të Norvegjisë do të ishte e ulët, por do të ofrontë të njejtën performancë, gjë që është në favor të kompanive norvegjeze.

Kompanitë norvegjeze janë të zotuara të ofrojnë pagë deri më 4,500€ për profesionistët nga vendet e treta, varësisht nga profesioni, niveli i edukimit dhe përvoja e punës.

Kjo ofertë ka 44 aplikues dhe është shikuar 4,682 herë

#Marketing