Nisin në mars programet verore të punësimit në SHBA, kriteret që duhet të plotësoni

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni SHBA,, SHBA
Data e skadimit 17 Nov 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #2956
Data e publikimit 28 Sep 2018 - 10:48
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Keni ëndërr që gjatë verës të punoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Atëherë nese mendoni që është e pamundur, nuk është. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, janë bërë me dije programet verore ku ju mund të aplikoni për punësim në Amerikë. Aplikimi për këtë program do të fillojë më 1 mars 2017.

Nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2017 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

 

-Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.

-Duhet të zotërojnë mirë gjuhën Angleze, dhe të kenë rezultate të mira shkollore.

-Çdo student, duhet të jetë i aftë të demostrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit. Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë. Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.

-Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.

 

-Studentët me kohë të pjesshme, me korespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.

 

“Ne nuk mund të miratojmë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht i akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të pa akredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme.” citohet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

 

Që nga 24 dhjetor 2015, vetëm studentë nga institucionet e mëposhtme mund të marrin pjesë në këtë program:

 

-Neë York University of Tirana

-SHLUP “Aldent”

-SHLUP “Ëisdom University”

-Epoka University

-SHLUP “ISSAT”

-Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë

-SHLUP “Pavarësia”

-SHLUP “Logos”

-SHLUP “Tirana Business University”

-SHLUP “Hëna e Plotë” (BEDËR)

-Akademia Profesionale e Biznesit

-Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”

-SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë Tiranë”

-SHLUP “Universiteti Metropolitan Tiranë”

-Polis University

 

Nëse shkolla juaj nuk është e listuar këtu, ne nuk mund të miratojmë kërkesën tuaj për vizë SËT. Ambasada do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në sistemin arsimor dhe të rishikojë këtë udhëzim si të nevojshme.

Kjo ofertë ka 14 aplikues dhe është shikuar 14,062 herë

#Marketing