Ligji i ri mbi imigracionin në Gjermani hap dyert për punëtorët e kualifikuar

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7406
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:59
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Shkurtimet që po ndodhin në fuqinë punëtore në Gjermani janë një shkak kryesor për ndryshime të mëdha. Qeveria Gjermane së bashku me opozitën kanë arritur shumë marrëveshje në lidhje me menaxhimin e migrimit, duke përfshirë lehtësimin e procedurave që profesionistët e vendeve jashtë BE të punojnë në Gjermani.

Lajmi i mirë është se ne fund të vitit 2018 koalicioni qeverisës i konzervativëve dhe SPD janë të aftë të qeverisin mirë. Ata u treguan të aftë që të arrijnë një kompromis për një cështje që është në të mirë të vendit e ajo është “menaxhimi i migrimit” vecanërisht kur bëhet fjalë për migrimin ekonomik, respektivisht migrimin e personave që janë të kualifikuar për punë.

Ekzistojnë dy cështje madhore sa i përket migrimit. Si do arrijë Gjermania të stabilizojë mungesën e fuqisë punëtore përmes punësimit të profesionistëve nga shtetet e treta? Dhe si janë mundësit e personave që u është mohuar azili në Gjermani mirëpo janë të aftë të punojnë dhe janë ekspertë në një fushë të caktuar?

Koalicioni ka arritur marrëveshje në këto pika kyqe:

  1. Për azilkërkuesit që u është mohuar e drejta për azil

Gjermania synon që me aktet e reja ligjore të rregullojë punësimin e profesionistëve dhe eskpertëve që jetojnë jashtë zonës së BE. Ky ligj supozohet që të lehtësojë punësimin e shtetasve të vendeve të treta. Sigurisht, edukimi, trajnimi dhe përvoja e punës së individëve luan një rol të vecantë. Për personat me nivel univeristar ka ekzistuar mundësia për të fituar Kartën Blu të BE. Bëhet fjalë për individë të kualifikuar me diplomë universitare dhe postuniversitare, me përvojë profesionale të pasur dhe me refrenca të mira pune. Mirëpo pak ka individë të tillë, pasiqë edukimi në vendet jashtë BE nuk është ekuivalent me atë të vendeve që janë pjesë e BE. Tani me ligjin e ri këtë mundësi e gëzojnë edhe personat e tjerë.

Vitin e kaluar Gjermania zhvilloi një fushatë rigoroze në vlerësimin e kërkesave për azil. Sipas Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë gjatë vitit 2018, rreth 230,000 persona u detyruan t’a lëshojnë Gjermaninë.

Megjithatë Ligji i ri tashmë ka vendosur një vijë ndarëse e cila dallon azilkerkuesit nga punëtorët e kualifikuar. Sidoqoftë Ministria e Punëve të Brendshme raporton vazhdimisht se disa refugjatë dhe azilkërkues duhet të hyjnë nën këtë kategori në mënyrë që të japin kontributin e tyre në ekonominë e vendit.

Kufizimet e shumta

Deri në fund të vitit 2018 personat e ndryshëm kanë pasur mundësi të punësohen në Gjermani vetëm nëse Bunderagetur für Arbeit e ka pohuar se ka nevojë për punonjës në atë vend pune. Kjo është duke ndryshuar tani. Kufizimet e tilla nuk ekzistojnë sipas ligjit të ri. Cdo person që ka një kualifikim të caktuar dhe i ofrohet një kontratë pune ka mundësi t’a realizojë këtë.

Lehtësia për të kërkuar punë

Në të ardhmen e afërt personat që kanë për qëllim të punësohen në Gjermani, do iu jepet leje e vecantë t’a vizitojnë vendin për të kërkuar punë, bëhet fjalë për vendet që nuk janë pjesë e BE, ku bën pjesë edhe vendi ynë. Parakusht për t’u dhënë një leje e tillë është edukimi apo kualifikimi. Në këtë kohë nuk do gëzoni kurfarë benefite.

“Ne kërkojmë që të keni prova të mjaftueshme për financimin e qëndrimit tuaj, para se të hyni në shtetin tonë.

“Në kërkojmë njerëz profesionistë” ka qenë deklarata e qeverisë pas miratimit të ligjit të ri për migrim.

A është ligji i ri një tentativë për ndryshimin e politikave të Gjermanisë? Komuniteti biznesor i Gjermanisë ka dhënë reagime mjaft pozitive me rastin e miratimit të ligjit të ri. Ky ligj sipas tyre është esencial për ruajtjes e konkurrueshmërisë së ekonomisë së vendit. “Për të arritur një gjë të tillë ne jemi të detyruar të huazojmë fuqi punëtore nga jashtë” – deklaron shefi ekzekutiv i Asociacionit të Punëtorëve të Republikës Federale të Gjermanisë Steffen Kampeter. Në anën tjetër anëtarja e Konfederatës së Unionit Tregtar Annalie Buntenbach thekson se ka nevojë për edhe më shumë lehtësira në këtë kontekst.

Kjo ofertë ka 0 aplikues dhe është shikuar 6,480 herë

#Marketing