Ligji Gjerman mbi joshjen e profesionistëve të kualifikuar me shtetësi të vendeve që nuk janë pjesë e BE

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 25 Jul 2020 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7405
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:56
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

 

Në territorin e Europës, aktualisht ekzistojnë një numër i madh i shteteve që nuk janë pjesë e BE. Këto shtete konsiderohen si vende të treta dhe nuk kanë qasje në të drejtat e barabarta sikurse vendet që janë pjesë e BE. Shikuar nga konteksti social shtetet e tilla trajtohen me padrejtësi të madhe, së pari për shkak të kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe së dyti në ofrimin e kushteve të barabarta për punësim, studim etj. Ka rastë të shumta kur profesionstëve nga këto vende kjo politikë i ka shkaktuar probleme, ku individët e kanë fituar vendin e punës, por nuk i është lëshuar leja e punës nga ambasada përkatëse.

Përderisa në një anë vendet e BE ballafaqohen me problemin e punëtorëve të kualifikuar në disa lëmi përkatëse, (po e ricitoj disa lëmi përkatëse jo në të gjitha profesionet) vendet e treta ku bën pjesë edhe Kosova, ballafaqohen me problemin e papunësisë, ku tregu i punës përbëhet nga profesionisët që nuk kanë mundësi së ku t’i investojnë aftësitë dhe shkathtësitë profesionale.

Ne Dhjetor të viti 2018 Gjermania ka miratuar dhe fuqizuar ligjin e ri përmes të cilit ka për synim të joshë profesionistë nga vendet e treta për të nxitur dëshirën e tyre për t’u punësuar në këtë vend. Liderët e bizneseve kanë deklaruar se shkurtimi i fuqisë punëtorë mund të dëmtojë rëndë ekonominë e vendit. Sipas burimit tonë ku i bazojmë këto të dhëna (gazetës Britanike “The Guardian) vetëm sektori i komunikacionit hekurudhor (stacionet e trenave) kanë rreth 1.2 milion vende të lira pune.

Qeveria Gjermane në fund të vitit 2018 ka miratuar një ligj të ri mbi imigracionin i cili ligj ka për qëllim nxitjen e profesionistëve që kanë shtetësi të vendeve të treta që të punësohen në Gjermani, me qëllim të zgjidhjes së problemit të mungesës së punëtorëve të kualifikuar në disa fusha të caktuara. Miratimi i këtij ligji ka rezultuar si pasojë e lobimit afatgjatë të bizneseve gjermane, sipas të cilëve problem i shkurtimit të fuqisë së punëtorëve mund të ketë pasoja afatgjate nëse nuk merren masa me kohë.

Fachkräftezuëanderungsgesetz – apo ligji mbi imigracionin e punëtorëve të kualifikuar do ofrojë lehtësi në punësimin e personave që jetojnë në vendet jashtë BE, në rastet kur ka dëshmi se nuk ka mundësi që vendet e tilla të punës të plotësohen nga profesionistët me shtetësi Europiane.

Ndonësë ky ligj rigorozisht është kundërshtuar në fund është arritur koncensusi se është për të mirën e vendit. Në fund të viti 2018 shumë azilkërkuesve në Gjermani u është mohuar e drejta për punësim. Tani ky ligj mundëson që ata t’a fitojnë atë të drejtë – raporton The Guardian.

Partia e Angela Merkel e ka shtyer miratimin e këtij ligji mbi frikën se mos ky ligj do mundësojë punësimin e profesionstëve të pakualifikuar. Mirëpo situate aktuale në Gjermani në këtë kontekst është jo stabile. Sipas Zyres Federale të Punësimit Gjermania ka nevojë për 1.2 milion punëtorë të kualifikuar duke filluar nga shoferët e deri tek zdrukthëtarët.

Tani punëdhënësit nuk do kenë nevojë t’iu nënshtrohen burokracive për të dëshmuar se vendi i punës që ua ofrojnë shtetasve të vendeve të treta nuk mund të plotësohet nga një shtetas gjerman. Tani tërë procesi është më i thjeshtë.

Instituti Gjerman mbi Ekonominë (IË) ka vlerësuar se pamundësia për të plotësuar të gjitha vendet e nevojshme të punës në vitin 2018 i ka kushtuar ekonomisë së vendit 30 € milliard.

Joachim Pfeiffer, një ekspert ekonomie nga rradhët e CDU e ka mirëpritur këtë ligj duke theksuar se: “Ne kemi mungesë në fuqinë punëtore. Numri i të papunësuarëve është rreth 2 milion në Gjermani… Prej tyre 1 milion kanë kualifikime mesatare… Neve na nevojiten persona që kanë kualifikime të larta dhe përvojë të pasur profesionale që do ndikojë në zhvillimin e ekonomisë sonë. Mendoj se ky ligj do na mundësojë t’a arrijmë këtë. Ky ligj – shton më tej ai – na mundëson të përzgjedhin se kë t’a punësojmë e kë jo. Kjo do na jepte mundësi që të mos punësojmë persona me kualifikime të dobëta. Mirëpo t’i marrim më të mirët në mesin tonë”.

Kjo ofertë ka 6 aplikues dhe është shikuar 3,414 herë