Kushtet e modifikuara të lejes së punës në Danimarkë, do sjellin numër më të madh të migrantëve të kualifikuar

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DN, Danimarkë
Data e skadimit 31 Dec 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7706
Data e publikimit 5 Sep 2019 - 15:24
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Shumica e vendeve të zhvilluara janë duke përjetuar mungesë të profesionistëve në fusha të caktuara. Ky trend sic po shihet do vazhdojë edhe në dekadat e ardhshme. Danimarka aktualisht është duke u sfiduar me këtë problem. Vendi ka bërë përpjekje tashmë e disa vite për të tërhequr punonjës të kualifikuar nga India, Kina, Rusia, Evropa Lindore dhe ajo Juglindore.

Në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, qeveria Daneze prezantoi një plan 21 pikësh se si kompanitë vendore do të mund t’i tëerheqin punonjësit e kualifikuar jashtë kufinjëve të vet.

Qëllimi kryesor i këtij programi është që lehtësohen procedurat burokratike për punëtorët e kualifikuar. Ky ndryshim supozohet se është bërë në kohën më të përshtatshme për të plotësuar nëvojatr e fuqisë punëtore në vend.

Duke vazhduar më tej, shtetasit e më shumë se 12 shteteve jo anëtare të BE do mund të pajisen më lehtë më leje pune. Për t’u bërë e mundur kjo duhet të plotësohen disa parakushte. Paga minimale e ofruar duhet të jetë 330,000 kroner, kurse në të kaluarën minimalja ka qenë 418,000 kroner, duke shënuar kështu lehtësim të kushteve për të aplikuar për leje pune.

Kjo ofertë ka 1 aplikues dhe është shikuar 61 herë

#Marketing