Kujdestare për të moshuar

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni EU, Evropë
Data e skadimit 31 Dec 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Edukim
ID e punës #3559
Data e publikimit 30 May 2018 - 00:47
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Sa më shumë që bëhet jeta dinamike aq më pak shtresa punëtore ka mundësi dhe kohë për t’u kujdesur për anëtarët e familjes të cilët kanë nevojë për kujdes të vecantë. Ndonëse tek ne nuk zbatohet një praktikë e tillë në botën perëndimore shpeshherë familjet punësojnë persona që të kujdesen për anëtarët e familljes (prindërit e moshuar, gjyshërit etj).

Kërkesa për kujdestare është e lartë mirëpo dhe kushtet janë të ashpra. Kandidatët kërkohet që të kenë disa cilësi personale që i bëjnë të kualifikuar për të qenë kujdestarë. Mirëpo të jesh kujdestare ndaj një personi nuk nënkupton të kujdesesh vetëm për nevojat e tij/saj. Ju duhet të zhvilloni edhe aktivitete të tjera përreth që lidhen me personin.

Zakonisht kujdestaret punësohen drejtpërdrejtë apo nga ana e ndonjë agjensioni. Ato i përgjigjen qendrës për përkujdesje dhe këshillohen/trajnohen nga ato qendra për ushtrimin e aktivitetev të punës. Kujdestaret informohen në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe mentale. Ato janë të detyruara për cdo ndryshim pozitiv apo negativ të informojnë qendrën dhe të kenë kontakt të shpeshtë me mjekun e pacientit. Ndër aktivitetet tjera që ushtrojnë janë: asistimi i pacientit në shëtitje, në aktivitetet tjera ditore, performimi i disa aktiviteteve të pastrimit, ofrimi i mbështetjes ndaj pacientit dhe mbikqyrja e gjendjes së tij shëndetësore.

Ndonëse tingëllon si shumë përgjegjësi kujdestaret nuk do të thotë se patjetër duhet të jenë infermiere. Nuk mund të mohohet se infermieret kanë avantazh në procesin e aplikimit mirëpo ky nuk është kushti kryesore për shkak se agjensionit varësisht prej gjendjes shëndetësore të pacientit ofrojnë trajnime për kandidatët potencial. Megjithatë secili agjension ka kushtet e veta të punësimit dhe fushështrirjen e ndryshme të përgjegjësive, varësisht prej vendit, gjendjes së pacientit dhe politikave të agjensionit

Më poshtë do iu informojmë me profilin e kandidatëve potencial për kujdestare (mirëpo të kini parasysh se këto janë kushtet e përgjithshme dhe se punëdhënësit e ndryshëm mund të kenë kushte specifike):

  1. Asistim në larje dhe veshje
  2. Asistim në blerje dhe përgatitjen e ushqimit
  3. Mbikqyrja e marrjes me rregull të mjekimeve
  4. Mbështetje në aktivitetet ditore
  5. Shërbime të tjera
  6. Asistim në aktivitete sociale
  7. Asistim në arritjen e qasjes në komunitet
  8. Të jeni e motivuar, entuziaste dhe e besueshme
  9. Të jeni e kujdesshme dhe e ndjeshme
  10. Të jeni fleksibile
  11. Të jeni e angazhuar të zbatoni standarde të larta të kujdesit
  12. Të keni aftësi komunikative

 

Të gjitha këto bëjnë pjesë në kushtet e përgjithshme dhe që mund të ndryshojnë nga punëdhënësi në punëdhënës. Ndonjëherë kërkohet edhe të posedoni patent shoferin, varësisht prej nevojave të klientëve dhe vendbanimit apo dhe aktivitetev që duhet të performoni. Në lidhje me të gjitha ofertat e mundshme në këtë fushë do informoheni përmes portalit të kompanisë sonë www.punsohu.eu.

 

Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi

Kjo ofertë ka 9 aplikues dhe është shikuar 1,822 herë

#Marketing