Kroacia importon më shumë punonjës të huaj për të lehtësuar shkurtimet e fuqisë punëtore

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni HR, Kroaci
Data e skadimit 31 Dec 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7690
Data e publikimit 5 Sep 2019 - 14:21
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Qeveria Kroate duke parë emergjencën e nevojës për punonjës të huaj, bëri presion tek kompanitë e sektorit privat për importimin e mëse 2,000 punonjësve brenda vendit 1,000 në sektorin e turizmit dhe 1,000 në sektorin e ndertimtarisë. Edhe mundësia e importimit të 1,000 punonjësve shtesë është duke u negociouar në rast se këto dy sektorë do kishin mungesa.

Kjo kërkesë e pazakontë u be pasiqë kompanitë e sektorit privat hapën rreth 5,000 vende të lira pune dhe kur kërkesa për punonjës ishte tejet e madhe. ‘’Kjo është sikur vija e fundit e mbrojtjes’’ – tha ministri i Punës Marko Pavic, pas sesionit të qeverisë mbi këtë cështje.

Në të ardhmen parashihet që të gjithë shtetasit e Kroacisë të aplikojnë për punë përmes Shërbimit Kroat të Punësimit (HAZZ), në mënyrë që të krijohet një databazë, për të kërkuar punonjës jashtë vendit.

Kërkesa për punonjës është duke u rritur cdo vit sidomos në fushën e turizmit. Vetëm në Dhjetor të viti 2018, qeveria kroate hartoi një plan për lëshimin e rreth 65,000 lejeve të punës për personat e kualifikuar.

Kjo ofertë ka 0 aplikues dhe është shikuar 182 herë

#Marketing