Kompanitë Daneze kërkojnë punonjës, por, të gjithë janë duke punuar

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DK, Danimarkë
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7404
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:53
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Peter Enevoldsen fitoi një kontratë mjaft të favorshme nga nënkontraktori i kompanisë ku ai punon. Kontrata ishte e vlefshme rreth gjysmë milioni euro. Kompania nga e cila ai fitoi këtë marrëveshje quhej Sjorring Maskinfabrik.

Mirëpo ekzistonte vetëm një problem. Nuk kishte punonjës të mjaftueshëm për të implementuar projektin.

Dërgesa është vonuar për rreth një muaj, dy dhe më vonë tre. Ai kërkonte vazhdimisht punonjës dhe saldues për të përshpejtuar punën. Mirëpo me gjendjen aktuale në Danimarkë ishte e vështirë të arrihej kjo.

Situata në Danimarkë ishte e këtillë – raporton dhe Neë York Times. Shumica e vendeve të Europës ballafaqohen me mungësa në tregun e punës. Danimarka dallon nga shumica e vendeve të Europës sipas statistikave. Cka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se në Danimarkë cdo person që dëshiron të punojë e ka atë vend pune. Danimarka ka arritur fazën e punësimit të plotë të shoqërisë. Mirëpo sikurse monedha që i ka dy anë edhe ky fenomen e ka anën e vet negative. Cka kur paraqitet nevoja për punonjës të tjerë?

Më shumë se 1/3 e kompanive këtij vendi të zhvilluar ekonomik, dhe teknologjik kanë problem me plotësimin e vendeve të reja të punës, pasiqë projektet e ndryshme kërkojnë fuqi shtesë punëtore për implementimin e tyre. Vendet e lira të punës për IT,  shkenca kompjuterike, inxhinierë dhe mekanikë, elektricistë dhe zdrukthëtarë mbeten të hapura gjatë dhe pa sukses. Kompanitë e ndikuara nga kjo e vonojnë prodhimin, duke sjellur anulimin e kontratave dhe humbjen e miliona dhe miliarda euro fitime.

Ne kemi nevojë për më shumë punonjës, po ku t’i gjejmë ata – pohon Z. Enevoldsen – i cili sapo u ishte bashkuar kompanive tjera për hulumtime të talentëve të rinj për punësim. “Nëse mungesa e fuqisë punëtore do vazhdojë, do ketë ngecje në zhvillimin e kompanisë sonë, dhe zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi” -  shton më tej ai sipas The Neë York Times.

Ekonomia Europiane tashmë është e ditur se po varet nga punësimi i shtetasve të vendeve të treta. Nuk është vetëm Danimarka janë edhe vendet e tjera si Britania, Gjermania që po ballafaqohen me një dukuri të tillë.

Së fundmi po flitet se edhe në SHBA norma e papunësisë po bie, dhe teoritë shkojnë në atë drejtim se një gjendje e tillë mund të paraqitet edhe atje.

Danimarka është vend i pothuaj 6 milion njerëzve dhe prodhon një numër të madh dhe të variueshëm të të mirave duke filluar nga barnat e deri tek produktet e industrisë mekanike. Për rekrutimin e punonjësve të rinj në fushën e teknologjisë qeveria ka emërtuar “ambasadotët e teknologjisë” për t’u konsultuar me Google dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë globale.

Aktualisht në Danimarkë norma e papunësisë është 4.3% dhe vazhdon të bie. Para një dekade norma e papunësisë në Danimarkë kishte rënë në 2.4% e cila ndikoi që të rriteshin pagat e punonjësve dhe vendi ishte në një gjendje krize. Kjo është një situatë që sot ky vend tenton ta evitojë.

Duke parë gjendjen aktuale ligjvënësit kanë hartuar programe për të bindur qeverinë që të ndjekin hapat e vendeve fqinjë sic janë Gjermania, Suedia, Norvegjia për rekrutimin e profesionistëve nga vendet e treta.

Rëndësi e vecantë u është kushtuar krijimin të programeve për migrantët dhe refugjatët që përmes trajnimit të profesionalizohen dhe të plotësojnë vakumin në tregun e punës. Një rëndësi e vecantë do i kushtohet legalizimit të migrimit ekonomik nëse fillon të bie norma e papunësisë.

Kjo ofertë ka 4 aplikues dhe është shikuar 2,166 herë

#Marketing