Këto janë shtetet që kërkojnë punonjës jashtë BE-së

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni EU, Evropë
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7403
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:47
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Vendet e zhvilluara kohëve të fundit kanë bërë ndryshime drastike sa i përket politikave të tyre të migrimit. Këto politika të reja migrimi kanë vënë në pyetje cështjet thelbësore të ruajtjes së qëndrueshmërisë së stabilitetit ekonomik.

Sot në mesin e shteteve në zhvillim që shumica prej tyre nuk janë pjesë e BE përvec disave kemi profesionistë që me padurim presin të konkurrojnë në tregun e punës në BE. Këta profesionistë të shtyrë nga pakënaqësia dhe pamundësia e punësimit në vendin e lindjes kanë krijuar tëndenca që të punësohën në ndonjë vend tjetër që potencialisht mund të jetë pjesë e BE.  A sillen ligjet e reja mbi migrimin rreth plotësimit të qëllimeve të këtyre individëve?

Ajo që është positive në këtë kontekst është se shumica e vendeve të zhvilluara e mirëpresin fuqinë punëtore të huaj. Cdo vend në zhvillim sot ka nevojë për profesionistë të fushave të caktuara. Përderisa në të kaluarën kjo kategori e migrantëve që sot emërtohen si migrimi i personave të kualifikuar, është diskriminuar. Ajo është lejuar me qëllim që kompanitë të punësojnë individë nga vendet e treta të cilët merrnin paga më të ulëta sesa kolegët e tyre. Raste të shumta ka kur kjo kategori ka punuar pa u regjistruar si punonjës, dhe kompanitë iu kanë ikur përgjegjësive ligjore ndaj tyre. Kurse sot, kjo situatë ka ndryshuar krejtësisht. Vendet e zhvilluara janë bërë më strikt sa i përket kontrollit, dhe ligjet e reja sidomos dy viteve të fundit proklamojnë të drejtat e barabarta të punonjësve te vendeve të treta me ata të vendeve të zhvilluara.

Vendet të cilat mirëpresin migrantët e kualifikuar janë:

  1. Kanadaja

Kanadaj është vendi më i njohur në botë që mirëpret migrantët e kualifikuar. Në fakt Kanadaj është vendi  i parë në botë që ka programin më të vecantë për migrimin e kësaj kategorie. Për t’u kualifikuar nevojitet që kualifikimet tuaja të akreditohen nga ndonjë instutucion kanadez.

Ekzistojnë një sërë fushash ku mund të punësohen shtetasit e vendeve të treta në Kanada si: industrinë ajrore, qendër të thirrjeve, edukim, inxhinieri, financa, menaxhim të përgjithshëm, dizajn grafik, teknologji, burime njerëzore, shërbime ligjore, turizëm e të tjera.

  1. Suedia

Suedia vazhdon përpjekjet e saj për kërkimin e fuqisë punëtore për t’a forcuat tregun e saj të punës si dentistët, farmacistët, arkitektët, punonjësit e inxhinerisë civile, komercialistët, mjekët, mekanikët, mësuesit në edukimin fillor, psikologët e të tjera.

Për të pasur sukses që të punësoheni në ndonjërën prej këtyre degëve ju duhet të kontaktoni me agjensionet rekrutuese qofshin ato lokale apo globale. Këto subjekte analizojnë aftësitë tuaja dhe ofrojnë oferta të cilat janë më shumë në favorin tuaj dhe ku keni më shumë gjasa për sukses.

  1. Gjermania

Në vitet e 50’ Gjermania lejoi migrimin e punëtorëve, që punonin për 2-3 vite në këtë vend dhe më pas sërish detyroheshin të kthehen në vendin e vet të lindjes. Kjo praktike doli të jetë e pasuksesshmë dhe e pafavorshme për ekonominë e vendit pasiqë ata vazhdimisht duhej të trajnonin punonjës të rinj.

Deri në vitin 2025, supozohet që Gjermania të ketë një mungesë të fuqisë punëtore per 3 milion profesionistë të fushave të ndryshme. Kjo ka ndikuar që ligjvënësit të marrin masa për favorizimin e migrantëve të kualifikuar. Sot Gjermania është një ndër vendet që mbështet fuqishëm migrimin ekonomik.

  1. Norvegjia

Norvegjia është vendi që kërkon punëtorë të kualifikuar vetëm në disa profesione të caktuara si mjekët, inxhinierë, profesorë, shoferë, kuzhinierë, dhe të tjerë. Gjëja e parë që kërkohet për migrantët e kualifikuar që të punësohën në Norvegji është leja e punës. Për të siguruar leje pune në këtë vend duhet të keni një ofertë valide pune. Si rregull në Norvegji mund të filloni punën ende pa marrë lejen e punës, në rast se lënda juaj ende po procesohet dhe keni marrë konfirmim pozitiv nga ana e policisë.

Kjo ofertë ka 2 aplikues dhe është shikuar 1,863 herë

#Marketing