Kërkoni punë? Si të gjeni një vend pune në Norvegji

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni NO, Norvegji
Data e skadimit 31 Dec 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7717
Data e publikimit 5 Sep 2019 - 15:57
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Norvegjezët e kanë një veti: Ata krijojnë një rrjet njohjesh dhe bazohen në rekomandime personale sa i përket punësimit. Nëse keni pak apo nuk keni aspak njohje në Norvegji është paksa e vështirë të gjeni një vend pune.

Për të anashkaluar konkurencën në Norvegji, sigurohuni që të hulumtoni në shumë kanale punësimi. Krijoni njohje online duke kontaktuar punëdhënësit dhe duke e bërë gati aplikacionin sa më herët. Në këtë mënyrë prezantoni edhe aftësitë dhe cilësitë tuaja personale.

Sipas Ligjit Norvegjez të gjitha shpalljet e punës duhet të raportohen tek Shërbimi Norvegjez për Punësim.

Nëse keni fat të njihni dikë në Norvegji pyetni ata në lidhje me kontaktet e mundshme dhe frytdhënëse për ju.

Gazetat norvegjeze postojnë një numër të madh të vendeve të punës, mirëpo aktualisht është bërë pothuajse tradicionale shpallja e vendeve të punës në internet. Një pjesë e konsiderueshme e shpalljeve bëhen edhe në webfaqet e kompanisë, pasiqë kompanitë kanë zhvilluar sistemin e tyre të aplikimit. Për këtë arsye është e rëndësishme të dini se për cfarë vendi pune aplikoni dhe cfarë lloj kompanie doni të punoni.

Kjo ofertë ka 2 aplikues dhe është shikuar 189 herë

#Marketing