Kanadaja synon të mirëpret më shumë se 1 milion migrantë në tre vitet e ardhshme

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni CA, Kanada
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7402
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:42
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Nëse ndonjëherë të ka shkuar mendja që të migrosh në Kanada, tani është momenti që të bësh gati valixhet.

 

Parlamenti i Kanadasë ka hartuar një plan që do mundësojë integrimin e rreth 1 milion migrantëve brenda tre viteve të ardhshme. Kjo përfshin rreth 1% të popullsisë së përgjithshme cdo vit.

 

Kanadaja i ka mirëpritur rreth 286,000 migrantë në vitin 2017 kurse numri i synuar i migrantëve që do integroheshin në këtë vend për vitin 2019 është rreth 350,000.

 

Për vitin 2020 pritet të integrohen rreth 360,000 migrantë ndërkaq për vitin 2021 rreth 370,000.

 

Një numër i konsiderueshëm i migrantëve, apo?

 

“Duke iu falënderuar të gjithë migrantëve që kemi mirëpirtur gjatë historisë sonë, Kanadaj është shndërruar në një shtet të fuqishëm dhe me ekonomi stabile” - theksoi Ministri i Migrimit, Refugjatëve dhe Shtetësisë (IRCC) Ahmed Husen.

 

Ministri Husen, vetë një migrant nga Somalia, theksoi se migrimi do mundësojë vendosjen e ekulibrit rreth problemit të plakjes së popullsisë, dhe numrit të vogël të natalitetit, duke plotësuar kështu vendet e nevojshme të punës për një ekonomi stabile.

 

Qasja miqësore ndaj migrantëve që migrojnë në Kanada, e bën këtë vend shtetin më unik në botë, duke e tejkaluar edhe SHBA e cila së fundmi ka miratuar kufizime rreth migrimit.

 

Kanadaj njihet për ofrimin e mbrojtjes për refugjatë. Agjensioni i Refugjatëve i OKB, raportoi nivele të paprecedentë të mirëpritjes së refugjatëve në Kanada në vitin 2017, ku u vendosën rreth 68.5 milion refugjatë.

 

Departamenti i Migrimit, Refugjatëve dhe Shtetësisë (IRCC) ka ndarë rreth 5,6$ milion për të mbështetur inicicativat globale të zhvendosjes së refugjatëve.

 

Kjo ofertë ka 2 aplikues dhe është shikuar 1,486 herë

#Marketing