Italia prezanton taksën speciale dhe rregullat mbi emigracionin për të nxitur punëtorët dhe investitorët

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni IT, Itali
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7400
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:37
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Draft Ligji Italian i vitit 2019 mbi buxhetin përfshin një tërësi normal dhe dispozitash që kanë për qëllim të nxitin individët që të zhvendosen dhe investojnë në Itali. Këto dispozita të reja kanë për qëllim që të inkurajojnë individët profesional dhe investitorët që të investojnë në këtë vend.

Ky ligj në vetvete shpreh tre inovacione kryesore:

  • Regjimin mbi taksat për “shtetasit e huaj”
  • Normën e re dhe të favorshme të taksës për kompanitë active dhe te vetëpunësuarit
  • Vizën e Artë për investitorët e huaj (Golden Visa)

Regjimi mbi taksat për investitorët e huaj

Ligji i ri do ofrojë ndryshime rrënjësore në sistemit e tatimimit në Itali. Sipas disa ligjvënësve një person mund të jetë banor, por jo shtetas i Italisë. Kjo do mundësojë që personat/kompanitë që investojnë në Itali të paguajnë tatimin mbi qarkullimin vjetor, një tatim fiks prej 100,000€ që do mbulonte tatimin mbi fitimin (një shumë e supozuar pasiqë investitori nuk është shtetas, por vetëm banor).

Regjimi i ri mbi taksat do jetë për individët që:

  • Transferojnë biznesin e tyre në Itali e me këtë edhe tatimin, dhe e mbajnë këtë status për 15 vjet
  • Marrin një aprovim direkt nga Autoritetet Tatimore në Itali

Mirëpo ky ligj do përmbajë edhe një klauzolë anti regjimit të ri tatimor. Investitorët që bëjnë një shitje të madhe vjetore dhe kanë aksione më cmime të larta do përjashtohen nga ky ligj.

 

Tatimimi special i punonjësve dhe të vetëpunësuarëve

Ky ligj do ofrojë trajtim të vecantë për personat të cilët janë të punësuar dhe të vetëpunësuar. Ligji i ri parasheh uljen e tatimit në pagë dhe të tjera për 50% në katër vitet e para të banimit në Itali. Ky regjim i ri i tatimimit vlen edhe për personat që janë të vetëpunësuar.

Në mënyrë që një individ të jetë i kualifikuar për këtë normë speciale të tatimimit duhet të plotësojë kushtet në vijim:

  • Të ketë një diplomë universitare
  • Të jetë punësuar jashtë Italisë (pra të ketë aplikuar për punë jashtë Italisë dhe t’i jetë ofruar vendi punës ashtë Italisë)
  • Studimet t’i ketë kryer jashtë Italisë

Viza e artë për investitorët e huaj

Ligji i ri do prezantojë një formë të re vize në mënyrë që të nxit investitorët e rinj të investojnë në Itali.

Vizat investuese do jenë të lëshuara për individët të cilët kanë për qëllim që të zhvendosen në Itali dhe shprehin vullnetin e tyre për të:

  • Investuar rreth 2,000,0000€ për dy vitet e para në aksionet e qeverisë
  • Investuar 1,000,000€ në aksionet e kompanive vendore
  • Investuar 1,000,000€ në projekte të ndryshme kulturore në të mirë të publikut.

Për t’u kualifikuar për këtë kategori vize duhet të plotësohen këto kushte:

  • Investitorët duhet të dëshmojnë mbi pronësinë legale dhe financiare të investimit
  • Investitorët duhet të prezantojnë deklaratë me shkrim mbi vullnetin e tyre për investimin që do bëhet dhe qëllimin e saj
  • Investitorët duhet të prezantojnë planin dhe dëshmitë se nga ky investim do gjenerojnë kapital dhe mënyrën se si do e gjenerojnë këtë kapital.
Kjo ofertë ka 1 aplikues dhe është shikuar 746 herë

#Marketing