Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7398
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:31
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Ligji i ri mbi migrimin është një fakt i pakontestueshëm se Angela Merkel i ka hapur dyert e një politike të re të vendit mbi migrimin. Migrimi i mbi 1 milion personave nga Afrika dhe Azia dështoi në përmbushjen e nevojave të ekonomisë së tregut. Kjo rezultoi që Gjermania të punojë në një kornizë për të kontrolluar migrimin, në mënyrë që të lejojë të migrojnë individët e kualifikuar, që janë ekspertë të fushavë të ndryshme, për të cilët ka nevojë tregu i punës – thekson ministri i brendshëm Horst Seehofer.

Deri në mesin e vitit 2018 vetëm ¼ e personave që kanë migruar në këtë vit, kanë arritur të punësohen dhe vetëm 1/5 prej tyre merrnin benificone të sigurimit social, sipas Institutit të Hulumtimeve Sociale. Këta të punësuar merrnin paga të vogla dhe gjithashtu sigurim social për të ballafaquar nevojat elementare.

Disa muaj më vonë qeveria Gjermane arriti një kompromis që të miratojë një ligj të rim bi migrimin – një ligj që do plotësojë nevojat e ekonomisë së tregut, do përmirësojë sistemin pensional dhe do tërheq migrimin e punëtorëve të kualifikuar nga vendet e treta.

Ky ligj që do kategorizojë migrantët, dhe do kufizojë migrimin e individëve të pakualifikuar është një dëshmi se Angela Merkel po hap dyert e politikave të reja mbi migrimin.

Ky ligj Fachkräftezuëanderungsgesetz (ligji mbi migrimin e personave të kualifikuar) do mundësojë që të punësojë persona të kualifikuar nga vendet që nuk janë pjesë e BE në të gjitha sektorët ekonomik, me kusht që këta persona të jenë të kualifikuar dhe të kenë njohuri elementare të gjuhës gjermane.

Kërkesa edhe më të pakta do zbatohen ndaj individëve të kualifikuar në fushën e teknologjisë informative. Kjo kategori supozohet se do lejohet të punësohet edhe pa kualifikime akademike, mjafton të kenë përvojë paraprake pune dhe një ofertë valide.

Sipas ligjit të ri, personat që kanë ndonjë kualifikim të caktuar, iu lejohet që të jetojnë deri në 6 muaj në Gjermani, me qëllim që të kërkojnë një vend pune. Mjafton që ata të kenë njohuri të gjuhës Gjermane dhe mjete financiare që t’a financojnë qëndrimin e tyre këtu.

Megjithatë ky ligj potencon se nuk do lejohen të migrojnë personat që nuk janë të aftë për punë, nuk kanë kualifikime adekuate, dhe nuk mund të ushtrojnë një profesion. “Ne nuk jemi të interesuar që të migrojnë persona pa kualifikime, nga vendet e treta” – përfundon deklarata e qeverisë Gjermane mbi këtë ligj.

“Ne do sigurohemi në bazë të shumë kritereve se nuk do lejojmë të abuzohet me këtë ligj. Ne do angazhohemi që ky ligj të zbatohet dhe të plotësojë nevojat e ekonomisë sonë duke marrë parasysh kualifikimet, edukimin, dhe aftësitë gjuhësore të personave të kualifikuar”.

Në lidhje me këtë ligj Seehofer deklaroi se ishte “i kënaqur në mënyrë ekstreme” që vendi i tij ka marrë përspiër të bëjë një hap aq të madh për mirëmbajtjen e qëndrueshmërisë së ekonomisë. “Ne kemi krijuar një kornizë për një proces të kontrolluar të migrimit të punëtorëve specialistë.

Ministri i Punës Heil në lidhje me këtë ligj theksoi se “Kjo është një qasje e re, një epokë e re në historinë e migrimit në Gjermani”.

Kjo ofertë ka 2 aplikues dhe është shikuar 2,618 herë

#Marketing