Gjermania kërkon punëtorë kosovarë

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 31 Jan 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #10012
Data e publikimit 23 Dec 2019 - 02:46
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Tashmë e disa dekada vendasit tanë punojnë në fusha të ndryshme në vendet e Evropës Perëndimore. Pothuaj cdo e dyta familja në vendin tonë ka një anëtar të familjes së ngushtë apo të gjërë që punon në ndonjë vend në Evropë. Shumica e vendasve tanë punojnë në fushën e inxhinierisë civile, disa si muratorë, disa si betonierë, disa si asfaltues e disa në ndonjë degë më specifike.

Përvoja e punëdhënësve me vendasit tanë në disa vende është e kënaqshme e në disa vende jo dhe aq. Gjermani është një rast ku punëdhënsit shpesh ngelin të kënaqur me punën dhe performancën e punonjësve kosovarë. Ajo që vlen të shquhet është gatishmëria e punonjësvë për të punuar jashtë orarit dhe fundjavëve, ku shpeshherë kompanitë kanë nevoja urgjente dhe punonjësit tjerë nuk tregojnë një angazhim të tillë.

Prandaj, nisur nga kjo, punëdhënësit gjermane shprehin gatishmërinë që të rekrutojnë punëtorë nga Kosova. Kushtet e përgjithshme të kandidatëve duhet të jenë këto:

  • Së paku përfundimi i shkollës së mesme,
  • Përvojë paraprake pune në fushën e caktuar,
  • Njohja elementare e gjuhës gjermane
  • Posedimi i patent shoferit, cilësohet si avantazh.

Krahas këtyre vlen të përmendet se individët e kualifikuar preferohet që së paku të kenë përvojë pune prej 3-5 vite në fushën në të cilën aplikojnë. Përvec kësaj njohja e gjuhës gjermane paraqitet shpesh si një avantazh.

Kjo ofertë ka 2 aplikues dhe është shikuar 2,236 herë

#Marketing