Gjermania kërkon një cerek milioni punonjës në vit

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7397
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:28
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Ekonomia e Gjermanisë varet nga migrantët e kualifikuar për punë, numri më i madh i të cilëve do jenë shtetas të BE në të ardhmen. Në këndvështrim afatgjatë rreth 146,000 migrantë duhet të integrohen cdo vit në tregun e punës në Gjermani sipas një studimi – raporton Euroactiv Germany.

Është gjithmonë e vështirë për të bërë parashikime, sidomos kur ato lidhen me një periudhë deri në vitin 2060. Megjithastë një studim i bërë nga tre shkencëtarë, nga Qendra Gjermane për Hulumtime i Qendrës Federale të Punësimit dhe Universitetit të Koburg, ka bërë pikërisht këtë, duke parashikuar skenarë të ndryshëm, se si do zhvillohet tregu gjerman i punës.

Gjermania ka një popullsi në plakje e sipër, që do të thotë se cdo vit e më pak persona janë duke paguar kontributet e tyre pensionale ndërsa cmimet e produkteve mund të ngriten në cdo moment. Në mënyrë që të arrihet kuota e mbulimit të mungesës së fuqisë punëtore, rreth 260,000 migrantë të kualifikuar duhet të integrohen në tregun gjerman të punës, - supozon hulumtimi.

Hulumtuesit kanë konkluduar se numri i të punësuarëve në Gjermani nga shtetet anëtare të BE do bie, pasiqë ekonomitë Europiane do shkrihen dhe bashkohen, e në këtë mënyrë pak individë do lëshojnë vendlindjen e tyre për t’u punësuar në një shtet tjetër. Ndonëse ka mjaft migrantë që vendosen në Gjermani, migrant që vijnë nga vendet anëtare të BE. Hulumtimi sugjeron se rreth 100,000 migrantë nga vendet antëre të BE migrojnë në Gjermani Brenda një viti. Në këtë mënyrë, Gjermania duhet të pranojë edhe 146,000 migrantë tjerë nga vendet jo anëtare të BE.

Ndryshimet demografike në Gjermani tregojnë se rreth 300,000 njerëz në vit e braktisin tregun e punës (disa pensionohen ndërsa të tjerë zhvendosen në ndonjë shtet tjetër). Ky është numër më i madh se personave të integruar në tregun e punës.

Dr. Stefan Hardege, kryesuesi i tregut të punës dhe migrimi në të ashtuquajturën Asociacioni i Dhomave Gjermane të Komercit dhe Industrisë, mendon se shifra e kalkuluar se Gjermania duhet të integrojë së paku 246,000 migrantë Brenda vitit në tregun e punës, mund të jetë realistike.

Kjo ofertë ka 1 aplikues dhe është shikuar 1,079 herë

#Marketing