Gjermania kërkon 46,000 punëtorë. Ja profesionet dhe si duhet të aplikoni

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7391
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:10
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Gjermania është një prej shteteve që pranon numër të madh migrantësh cdo vjet. Është shembull i diversitetit kulturor. Shumica e shtetasve të vendeve të cilat nuk janë pjesë e BE do zgjidhnin Gjermaninë si vendin ku do zhvendoseshin për shkak të kulturës, jetës sociale, diversitetit kulturor dhe kushteve të punës.

Me një qasje të butë ndaj punësimit të profesionistëve të huaj Gjermania ka krijuar një reputacion mjaft pozitiv.

Në vitin 2019 raportet flasin se Gjermania ka për synim që të punësojë profesionistë dhe ekspertë të huaj në sektorë të ndryshëm.

Profesionet ku priten të punësohën individët janë:

  1. Mjekë (të fushave të ndryshme)
  2. Infermier/e dhe asistues medicinal
  3. Saldues
  4. Muratorë
  5. Punëtorë ndihmës në ndërtimtari
  6. Lyerës
  7. Mekanikë dhe automekanike
  8. Dhe fusha të tjera të ngjashme.

Procesi i aplikimit është kompleks kur flitet për punësimin ndërkombëtar, sidomos të shtetasve jashtë BE. Zakonisht kompanitë Gjermane bëjnë shpalljen e vendit të lirë të punës në webfaqe dhe portale të ndryshme. Mundësia tjetër është kur ndonjë kompani ka bashkëpunim me ndonjë agjension rekrutues në vendin përkatës që shërben si palë ndërmjertësuese.

Për eskpertët dhe profesionistët shqipfolës nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi adresa e vetme dhe më precizë është PUNSOHU EU.

Kandidatët gjatë procesit të aplikimit vazhdimisht udhëzohen nga ne që të japin të dhënat e sakta dhe të jeni strikt në dokumentet që i ofrojnë si materiale mbështetësë.

Ne si kompani tani kemi përvojë disavjecare në këtë fushë dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm në ngarkesën psikologjike që ky process shkakton tek klientët. E njohim se sa stresues mund të jetë, prandaj mundohemi që të jemi sa më korrekt dhe të hapur. Mirëpo nga fillimi i viti 2019 Gjermania funksionon me ligj të rim bi Imigracionin ekonomik, ligj ky që shkurton procedurat administrative dhe ju lehtëson, respektivisht ka për qëllim t’i nxisë personat e kualifikuar që të aplikojnë për punësim në këtë vend.

Gjatë aplikimit për punësim i lusim të gjithë klientët që të lexojnë mirë ofertat e punës që në i shpallim në ëebfaqen tonë. Ofertat përmbajnë të dhëna esenciale mbi detyrat e punës dhe mbi kualifikimin e kandidatëve. Nëse ju jeni të bindur se i posedoni ato aftësi që kërkohen nga punëdhënësit atëherë filloni hapin tuaj të parë. Mirëpo nëse nuk posedoni kualifikimet e domosdoshme atëherë, mos u dëshpëroni. Filloni ndonjë kurs apo trajnim profesional në atë fushë. Kërkoni asistencën tonë. Ne mund të sugjërojmë ndonjë institut që do iu ndihmojë në këtë aspekt. Elementi tjetër është njohja e gjuhës. Në cilindo shtet që ju aplikoni, keni parasysh: “Njohja e gjuhës është shumë e rëndësishme”. Nëse aplikoni për punësm në Gjermani dhe nuk njihni gjuhën gjermane kjo nuk paraqet problem sepse ju mbase njihni gjuhën angleze. Mbase ndodh që nuk e njihni asnjërën. Atëherë jepni kohë vetes. Filloni ndonjë kurs gjuhe. Kjo iu nevojitet në vendin e punës për komunikim me kolegët tuaj dhe mbikqyrësit tuaj. Ju nuk keni nevojë që të arrini nivelin e avancuar të njohjes së gjuhës. Disa raste kërkohet varësisht prej profesionit.

Ju duhet të kërkoni asistencën tonë në cdo mënyrë të mundshme. Ne jemi këtu për ju. Për t’iu shërbyer juve. Kompania jonë nuk ka rëndësi pa ju. Mirëpo ne nuk mund të ofrojmë ndihmë në cështjet që janë jashtë kompetencave tona.

Së fundmi duhet të theksojmë se këto profesione që i cekëm më lartë kanë më shumë probleme në plotësimit e vendeve të punës. Përqëndrohuni në to, në aftësitë tuaja, në shkathtësitë tuaja, dhe në edukimin tuaj.

Kjo ofertë ka 4 aplikues dhe është shikuar 4,499 herë

#Marketing