Bizneset në Kanada kanë një mesazh: Kemi nevojë për më shumë fuqi punëtore

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni CA, Kanada
Data e skadimit 31 Jan 2020 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #10018
Data e publikimit 23 Dec 2019 - 03:49
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Norma e papunësisë në Kanada është në nivelin më të ulët të mundshëm dhe kompanitë Kanadeze vazhdimisht raportojnë se kanë nevojë për më shumë fuqi punëtore tek qeveria federale.  “Kemi nevojë për persona të kualifikuar, andaj mos përpiloni politika anti-migrimit” – deklarojnë ata.

Në Kanada është duke u krijuar një shqetësim në lidhje me migrimin, sidomos tek partitë opozitare që e kritikojnë kryeministrin aktual për politikat e tij pro migrimit.

Për dallim prej SHBA ku migrimi shihet si kërcënim për shumë kompani, në Kanada ekziston një qasje krejtësisht tjetër. Qeveria Federale e Kanadasë lejon integrimin e migrantëve në jetën sociale dhe ekonomike, me një kufizim, numri i migrantëve që mund të integrohen duhet të përfaqësojë 1% e numrit total të popullsisë së përgjithshme në vend.

“Ne nuk duam që migrimi të shndërrohet në një armë politike, sikurse që ka ndodhur në SHBA” – tha Goldy Hyder, ushëheqës i Këshillit Biznesor në Kanada, anëtarët e së cilit këshill kanë të punësuar rreth 1,7 milion njerëz.

“Ne pajtohemi me qëllimet e qeverisë federale, dhe ne duhet t’i arrijmë ato qëllime. Faktet dëshmojnë qartë se ne kemi nevojë për më shumë fuqi punëtore në mënyrë që të forcojmë ekonominë e vendit”.

Aktualisht Kanadaja ka numrin më të ulët të papunësisë (5.4%) që nga viti 1976.

Një raport nga 25 Qershori deklaron se mungesa e fuqisë punëtore në industrinë e bujqësisë është duke i kushtuar vendit, dhe ky është një sektor që duhet të plotësohet me mijëra vende pune.

Prodhuesi i mishit të paketuar në Kanada, Maple Leaf Foods Inc aktualisht është duke operuar me 80% të aktiviteteve të saj për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, dhe nëse vazhdon kështu ajo duhet të reduktojë operacionet deri në 60% dhe kjo do ishte një humbje për kompaninë – tha Susan Yaeger, udhëheqëse e departamentit të burimeve njerëzore.

“Për shkak të norms së ulët të papunësisë, ekziston një grup i pafavorshëm i fuqisë punëtore” – shtoi më tej ajo.

Përkundër kësaj disa politikanë synojnë të kufizojnë numrin e migrantëve që vijnë në Kanada.

Mirëpo Dhoma e Afarzimit të Kanadasë ka synim që të rrisë numrin e migrantëve të integruar cdo vit.

Kjo ofertë ka 4 aplikues dhe është shikuar 3,088 herë