Belgjika: vendi I vendqëndrimit të përhershëm

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni BE, Belgjikë
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7395
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:23
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Belgjika nuk është shikuar gjithmonë si një vend për emigrim të përhershëm, për shkak të madhësisë së saj dhe për shkak të njohurive të pakta në lidhje me historinë e migrimit. Megjithatë në tre dekadat e fundit Belgjika është bërë vendi i preferuar i migrantëve. Politikat e migrimit, azilit dhe integrimit janë të përgjegjshme në natyrën e tyre, reagojnë në rrethana të caktuara dhe kanë një vision largpamës. Vetëm në vitet e fundit ligjëvënësit kanë marrë inciativën të zhvillojnë politika të tilla. Opinion public, nxiti debatët mbi migrimin, dhe ndikimi i partive politike të krahut të djathtë ndikuan në këtë drejtim.

Migrimi në Belgjikë ka filluar që nga koha e pas luftës së dytë botërore. Historikisht rajoni i Beneluksit ka qenë më i mobilizuar për të pranuar migrantë. Mas Luftës së Dytë Botërore, respektivisht pas viteve të 60’ Belgjika hap dyert e migrimit të fuqisë punëtore. Qysh në këtë kohë kishte marrëveshje me shtetet e Evropës Lindore dhe Juglindore, kryesisht Jugosllavinë dhe Turqinë.

Kjo është një kohë kur migrimi ka qenë shumë i shpeshtë. Kjo ndikoi që qeveria Belge të miratojë dispozita ligjore të cilat në njëfarë mënyre do të kufizojnë migrimin ekonomik. Që nga viti 1974 filloi zbatimi i këtyre dispozitave.

Belgjika ka shërbyër si kryeqendra e Europës që nga fundi i viteve të 50’, duke u bërë vend bartës i shumë institutive të saj. Në atë kohë në Belgjikë janë vendosur shumë shtetas të BE. Sot, shtetasit e BE përbëjnë vetëm më shumë se gjysmën e popullsisë totale të Belgjikës.

Pas kufizimit të migrimit ekonomik, migrimi në Belgjikë kryesisht konsistonte në bashkimin familjar dhe azilin. Që nga viti 1990 deri numri i azilkërkuesve në Belgjikë është rritur dukshëm deri në vitin 2012. Në këtë vit filloi rënia e interesimit për azil në kërë shtet. Sipas burimeve numri i kërkesave për azil ka rënë në vitin 2012, krahasuar me numrin e kërkesave në vitin 2011.

Qeveria Belge kishte projektuar politikat e migrimit ekonomik dhe ato të azilit si përgjigje për rrethanat ekonomikë apo nevojat humanitare, por pa një vision largpamës. Përpjekja e parë për një qasje të re ndaj migrimit ekonomik është shfaqur në vitin 1980. Shtetësia  dhe politikat e migrimit u formësuan si pasojë e një procesi disa-dekadash. Vetëm në vitet e fundit qeveria Belge filloi të ri-formësojë këto politika në lidhje me migrimin ekonomik dhe bashkimin familjar.

Belgjika është vend i dy gjjuhëve zyrtare dhe dy drejtimeve politike. Kjo është bërë më konfliktuoze në vitet e fundit, sidomos me dominimin e të djathtëve në rajonin e Flanders. Mirëpo politikat e migrimit vërehet se nuk janë ndikuar nga kjo. Megjithatë shumica e debateve kritike sillej rreth politizimit të politikave të migrimit.

Ndarja e popullsisë së huaj

Në vitin 2010 migrantët përbënin 18% të popullsisë totale të Belgjikës. Megjithatë personat pa shtetësi Belge përbënin 10% të popullsisë, për shkak të procesit të shpejtë të natyralizimit në Belgjikë. Ky proces ishte mjaft fleksibil duke bërë natyralizimin e rreth 30,000 migrantëve në vit. Shtetasit e vendeve anëtare në Belgjikë, përbëjnë vetëm gjysmën e popullsisë së huaj. Popullsia migrante nga Italia, Franca dhe Holanda përbëjnë rreth 40% të popullsisë së huaj, migrantët nga Ballkani përbëjnë rreth 8%  dhe Turqit rreth 4%. Këto numra tregojnë se shtetasit e vendeve jo anëtare të BE kanë tendenca të natyralizohen më lehtë.

Migrimi familjar

Pas kufizimit të migrimit ekonomik në vitin 1974 shumica e personave që migronin në Belgjikë konsideronin migrimin me familje apo vendoseshin si refugjatë në këtë vend. Me legjislacionin mbi shtetësinë, Belgjika reformoi politikat fleksibile mbi bashkimin familjar në vitin 2011. Ligji i ri prezantoi rregulla më strikte dhe politika më efikase për identifikimin mashtrimin me martesa. Tashmë vetëm partnerët dhe fëmijët e tyre janë të kualifikuar për bashkim familjar, dhe koha për të dëshmuar lidhjene  tyre është rritur nga 1 në dy vite. Tani aplikantët duhet të ndërrmarin dhe prezantojnë edhe plotësojnë kriteret për integrim.

Kjo ofertë ka 3 aplikues dhe është shikuar 420 herë

#Marketing