Belgjika: procedura personale e lejes së punës ka hyrë në fuqi

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni BE, Belgjikë
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Administratë
ID e punës #7394
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:20
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Së pari, procedura vijon kështu. Punëdhënësi dorëzon kërkesën për lejen e punës së punëtorit (për qëndrim dhe punësim të tij) në administratën kompetente regjionale me të gjitha dokumentet e nevojshme.

Regjioni (Brukseli, Uallonia apo ndonjë regjion tjetër) do të kontrollojë kompetencën e saj, plotësueshmërinë e kërkesës dhe kriteret për pranim. Nëse kërkesa nuk është e plotë, punëdhënësi ka afat 15 ditë të dorëzojë dokumentet shtesë. Nëse kërkesa plotësohet, lënda dërgohet nga administrata kompetente regjionale tek Zyra Federale për të Huajt 15 ditë pas aprovimit të saj. Aprovimi i saj nga administrata regjionale mund të jetë 30 ditësh (nëse kërkesa është e plotë). Më pas Zyra për të Huajt do bëjë një verifikim të sigurisë për personin në fjalë dhe pas kësaj fillon procedurën për lejen e punës. Zyra duhet të përfundojë këtë proces për katër muaj nëse cdo gje është në rregull. Nëse përgjigja është pozitive, njoftohet punëdhënësi, punëtori dhe ambasada përkatëse.

Pas kësaj punonjësi mund të fillojë të punojë, dhe do pajiset me leje pune pas verifikimit të procesit. Nëse nuk lëshohet leja e punës, pra përgjigja është negative atëherë, ekzistojnë një sërë mjetesh për ankesë.

Kjo formë e ofrimit të lejes së punës ka hasur në polemika të shumta në qarqet Europiane.

Së pari është implementim i vonshëm i Direktivës 2011/98/EU i BE, që ndikoi që Gjykata Europiane e Drejtësisë të padisë shtetin Belg (C-546/17).

Së dyti, procedura zgjat më shumë se 4 muaj ndërsa procesi standard sipas konventave ndërkombëtare duhet të jetë 4-6 javë. Në këtë kontekst u paraqitën debate se sa e aftë është administrate Belge për t’a implementuar një proces të tillë.

Së, treti ekziston një pengesë e madhe në këtë kontekst, pasiqë shtetasit e Britanisë së Madhe nuk lejoheshin të aplikonin për këtë leje pune si rezultat i Breksit. Pasiqë Britania e Madhe është përjashtuar si rezultat i Breksitit, aplikacionet nga ky shtet injoroheshin. Megjithatë brenda suazave të rrethanave të reja shtetasit e Britanisë së Madhe duhej t’i nënshtrohen kritereve të barabarta me shtetasit e vendeve të treta. Sic e thamë më herët kjo mund të zgjasë deri në 4 muaj.

Së katërti, fakti se regjionet janë kompetente për leje pune nuk e bën zbatimin e direktivëns Europiane vetëm të komplikuar, por lejon regjionet që të vendosin kriteret e veta. Regjioni Fanders e ka bërë këtë në vendimin e saj më 7 Dhjetor 2018. Pritshmëritë janë që edhe Ualloni, Brukseli dhe madje regjionet gjermanofolëse të ndjekin një praktikë të tillë.

Për këtë arsye kritikët theksojnë se kjo formë e lejes së punës iu hyn në punë avokatëve të cilët përfitojnë nga vakumet ligjore, mirëpo mund të shëndrrohet në makth për punonjësit dhe punëdhënësit.

Kjo ka ndikuar që ligjvënësit në Belgjikë të marrin parasysh krijimin e një draftligjitë ri mbi migrimin ekonomik. Duke u nisur nga rasti i Gjermanisë burime të pakonfirmuara tregojnë se gjasat që edhe shtetet e tjera të huazojnë një sistem të tillë migrimi janë të shumta. Me fjalë të tjera, Gjermania e ka sistemin e migrimit sipas ligjit të ri njejtë sikur Kanada, o vetmi dallim është se Kanadaj bazohet në pikë kurse në Gjermani nuk bëhet kualifikimi në bazë të pikëve.

Në të ardhmen e afërt parashihet që edhe vendet si Belgjika, Danimarka dhe vendet Skandinave të adoptojnë një sistem të ri, me rregulla të reja mbi migrimin e punëtorëve të kualifikuar.

Kjo ofertë ka 2 aplikues dhe është shikuar 2,110 herë

#Marketing