Austria kërkon punëtorë të kualifikuar. Lista e profesioneve të kërkuara

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni AU, Austri
Data e skadimit 25 Jul 2020 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7392
Data e publikimit 25 Jul 2019 - 01:14
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

 

Jemi të njohur tashmë se vendet e BE kohëve të fundit vazhdimisht ballafaqohen me mungesë në profesionë të caktuara. Vendi me më shumë punësime të shtetasve të vendeve të treta statistikisht është Gjermania. Mirëpo viteve të fundit mungesa në tregun e punës vërehet edhe në mësin e shteteve të tjera.

Personat që konsiderojnë migrimin shpesh ballafaqohen më sfida të shumta. Procedurat janë të gjëra dhe burkracitë e tejzgjatin procesin. Shpesh ndodh që nuk identifikohet mirë profesioni ku kërkohet punësimi i migrantëve.

Është esenciale që të identifikohet profesioni ku ka mungesë fuqie punëtore në mënyrë që migrantët të bëjnë një vetëvlerësim të kualifikimeve të tyre para se të investojnë kohë, mund dhe para në këtë proces.

Austria sipas të dhënave paraqitet si një vend në nevojë për punësimin e migrantëve në disa fusha të caktuara. Ka rëndësi të vecantë ofrimi i informacionit. Në mënyrë që informacioni të mos keqinterpretohet dhe keqkuptohet do ofrojmë të dhëna te detajuara se si mund të punësohet një individ në Austri dhe në cfarë profesioni.

Si shtetas i një vendi që nuk është pjesë e BE ju mund të aplikoni për Kartën e Bardhë të Kuqe të Bardhë (White-Red-White Card), si punëtor i kualifikuar në një fushë me mungesë fuqie punëtore e cila vlen për 24 muaj nëse:

  • Jeni në gjendje të ofroni trajnim të kompletuar për profesionin ku ka mungesë të fuqisë punëtore
  • Keni një ofertë valide pune nga një punëdhënës në Austri që është në gjendje t’iu ofrojë një pagë minimale sipas ligjit në fuqi
  • Arrini t’i fitoni së paku 55 pikë nga kriteret e poshtëshënuara

 

Kriteret për kualifikim si punëtor i kualifikuar

Poenat

Kualifikimet/Edukimi

Pikët më të larta të lejuara (30)

Edukimi i mesëm/trajnimi në fushën e caktuar

20

Kriteri i përgjithshëm për pranim në universitet

25

Përfundimi i një dege në studimet bachelor së paku 3 vjet

30

Përvoja e punës

Pikët më të larta të lejuara (20)

Përvoja e punës në vit

2

Përvoja e punës ne vit në Austri

4

Njohuritë e gjuhës Gjermane

Pikët më të larta të lejuara (15)

Niveli bazik i njohjes së gjuhës Gjermane (A1)

5

Niveli bazik intenziv i njohjes së gjuhës Gjermane (A2)

10

Niveli i pavarur i njohjes së gjuhës Gjermane (B1)

15

Njohuritë e gjuhës Angleze

Pikët më të larta të lejuara (10)

Niveli bazik intenziv i njohjes së gjuhës Angleze (A2)

5

Niveli i pavarur i njohjes së gjuhës Gjermane (B1)

10

Mosha

Pikët më të larta të lejuara (15)

Deri në 30 vjet

15

Deri në 40 vjet

10

Pikët më të larta të lejuara

90

Minimumi i kërkuar

55

 

Për të marrë vesh më shumë në lidhje me atë se cilat profesionë janë më shumë në nevojë në Austri/pra cilat ballafaqohen me mungëse në fuqinë punëtore klikoni linkun në vijim:

https://www.migration.gv.at/fileadmin/user_upload/List_of_shortage_occupations_2019.pdf.

Nëse profesioni juaj nuk është i listuar ju nuk mund të aplikoni për këtë program, mirëpo kjo mund të jetë e përkohshme pasiqë mund të rifreskohet lista në rast se paraqitet mungesë në tregun e punës në ndonjë fushë.

Kjo ofertë ka 5 aplikues dhe është shikuar 1,427 herë

#Marketing