Akti Gjerman mbi migrimin e kualifikuar

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 31 Dec 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #9105
Data e publikimit 20 Oct 2019 - 03:35
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Ekonomia gjermane ka nevojë për specialistë dhe ndryshimet demografike sipas hulumtimeve do shkaktojnë mungesë në disa profesione. Aktualisht janë rreth 1.2 milion vende të lira pune që duhet të plotësohen. Kjo është arsyeja pse Akti i Ri mbi Migrimin e Kualifikuar do i japë mundësi shtetasve jashtë zonës së BE që të kenë qasje në tregun gjerman të punës. Ky akt është një ligj mbi migrimin. Ky akt proklamon një parim bazë: Migrantët janë të mirëseardhur.

Ky akt u miratua nga Parlamenti Gjerman në Qershor të vitit 2019 dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2020. Sipas parashikimeve të Qeverisë Federale të Gjermanisë, ky akt supozon t’i sjellë vendit rreth 25,000 migrantë të kualifikuar në vit.

Personat e interesuar për të migruar në Gjermani kanë mundësi të ndryshme për qasje në të dhëna. Ju mund të qaseni tek portali shumëgjuhësh https://www.make-it-in-germany.com/en/ që ofron të dhëna mbi kualifikimet e kërkuara, njohuritë gjuhësore, profesionet me mungesë, kurset e gjuhës, llojet e vizave dhe formalitetet e jetës së përditshme. Poashtu portali https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/en/ ofron të dhëna se a pranohen kualifikimet tuaja në Gjermani. Nëse po kërkoni të dhëna më të detajuara mund t’i drejtoheni ndonjë agjensioni të licensuar të punësimit në vendin tuaj

Kjo ofertë ka 1 aplikues dhe është shikuar 1,071 herë

#Marketing